Beselidhja e VjeterJobi: Rendi i drejtësisë nuk ka përjashtime
- 1 Fjalën e mori Sofar Naamatiti e tha:
- 2 Mendja më shtyt përgjigje të të jap, sepse në mua vlon truri i ndriçuar.
- 3 Me fjalë të tua paditëse më ke ngacmuar, i dijes sime shpirti do të përgjigjë.
- 4 Pse a s`e di se gjithmonë, që kur u vu mbi tokë njeriu
- 5 se jetëpak është gëzimi i të mbrapshtëvese çak-fak kalon fati i mëkatarëve.
- 6 Nëse der në qiell arrin madhështia e tij, nëse me kokë ai retë ia del t`i ndeshë,
- 7 porsi plehu fshihet për gjithmonë, kush e pa do të pyetë: `Ç`e mori?`
- 8 porsi ëndrra vrik do të zhduket, do të kalojë si vegimi i natës.
- 9 Kush e pa më s`do ta shohë, vendi i tij më s`do ta këqyrë,
- 10 të bijtë të varfrit do t`i dëmshpërblejnë, me duar të veta plaçkat do t`i kthejnë.
- 11 Eshtrat e tij në lule të rinisëbashkë me të në pluhur do të prehen.
- 12 Për gojë të tij e keqja ish` e ëmbëlai e ruante nën gjuhën e vet.
- 13 Ruhet mirë të mos e përpijë, nën qellzë të vet e fsheh kujdesshëm.
- 14 Por ushqimi në bark i kalbet, helm shlligash i bëhet në zorrë.
- 15 Pasuritë që hëngri do t`i vjellë, Hyji vetë prej barkut do t`ia nxjerrë.
- 16 Thithur ka prej shlligash helm:rngjuha e shlligës do ta vrasë!
- 17 Mos i paftë më rrëketë e vajit, përrenjtë që rrjedhin mjaltë e tlyen!
- 18 Pa e shijuar do ta kthejë fitesën, s`do ta gëzojë tregtinë që bëri.
- 19 Sepse të varfërin e shkeli, e ndrydhi, rrëmbeu shtëpitë që s`i ndërtoi.
- 20 Barku i tij kurrë nuk u ngop, visarët s`do ta shpëtojnë.
- 21 S`la gjë për të ngopur grykësinë, mirëqenia e tij gjatë s`do të qëndrojë.
- 22 Në kulm të kamjes në mjerim do të bjerë, rngjithë e keqja do të sulet mbi të.
- 23 Në dashtë ta fajë barkun e vet:zemërimin Hyji do ta lëshojë mbi të.
- 24 Nëse armës së hekurt ia del t`i shpëtojë, do të shitohet nga harku i bronztë.
- 25 Anë për anë do ta shitojë shigjetadhe mëlçinë rrufeja shigjetuese.Kahdo t`ia mbajë do ta sulmojë tmerri.
- 26 Tmerri i frikshëm gjithkund në pritë i rri, e djeg flaka prej askujt e ndezur:do t`i digjet gjithçka në tendë i mbeti!
- 27 Qielli në dritë do të qesë mbrapshtinë e tij, kurse toka kundër tij do të ngritet.
- 28 Shtëpinë e tij do ta marrë lumi, hidhërimi i Hyjit krejtësisht do ta zhdukë.
- 29 Kjo është pjesa që Hyji i jep të paudhit, trashëgimi që prej Zotit merr.