Beselidhja e VjeterJobi: Faktet flasin ndryshe
- 1 Jobi mori fjalën e tha:
- 2 Ju lutem dëgjojini fjalët e mia, kaq ngushëllim prej jush ta kem!
- 3 Më lejoni njëherë të flase pastaj sa të doni qeshni.
- 4 Vallë a ankohem kundër një njeriu, që të mos kem pse ta humbas duresën?
- 5 Po më vështroni: a s`shtangoheni, me dorë gojën a nuk do ta qepni?
- 6 Data më kap kur mendoj veten, rrënqethje e tmerrshme krejt më përshkon!
- 7 Pse keqbërësit a pak jetojnë?Madje plaken e në begati!
- 8 Bashkë me ta mbarë u shkon bami, pinjollat ndër sy u shtohen.
- 9 Të sigurta i kanë shtëpitë e të qeta, thupra e Hyjit kurrë mbi ta nuk bie.
- 10 Mëzetët e tyre si të askujt, lopët iu pjellin, shterp s`u mbesin.
- 11 Fëmijët e tyre tufa qengjash, djemtë u kërcejnë plot hare.
- 12 E luajnë cetrën e tupanindhe kënaqen me këngë zambaresh.
- 13 Në mirëqenie jeta u kalon, plotësisht të qetë në Nëntokë zbresin.
- 14 E pra këta i thoshin Hyjit:`Na u hiq sysh!S`duam t`i njohim udhët e tua!
- 15 Kush është Hyji që t`i shërbejmë?Ç`fitesë kemi nëse Atij i lutemi?`
- 16 Dorën plot e kanë me të mira pa çarë fare kokën për Hyjin!
- 17 A shpesh të mbrapshtëve u shuhet drita?Kur papritmas e liga i gjen?Sa herë të liga në zemërim u çon Hyji?
- 18 Pse a kashtë është ai thua në erë, apo byk që e tret stuhia?
- 19 Për bamë të tij Hyji e ruan ndëshkimin?Atë të godasë, ai vetë të paguajë!
- 20 Ai me sy ta shohë se vdese le të gjerbë nga zemërimi i Hyjit.
- 21 Po a thua ngushtë është për shtëpi pas vdekjes, kur numri i muajve të tij të jetë kryer?
- 22 Pse a ndoshta dija i mësohet Hyjitqë i gjykon krijesat atje lart?
- 23 Njëri vdes me të gjitha të miratshumë i pasur e plot qetësi:
- 24 Me përmbrendëse të ngarkuara me dhjamë, palca eshtrave pa u munguar;
- 25 kurse tjetri vdes në mjerim, pa e pasë gëzuar në jetë ndoj të mirë,
- 26 e prapë së bashku prehen në dhe, baras të dy me krimba të mb`luar!
- 27 Heu sa mirë i di mendimet tuaja, se ç`shestoni kundër meje të thoni,
- 28 sepse më pyetni: `Ku është sht`pia e prijësit? Ku është tenda ku banonin të mbrapshtit?`
- 29 Pse a s`i pyetët kalimtarët udhës?Provat e tyre s`keni si i mohoni
- 30 se në ditë të vështirë keqbërësi po kursehetdhe shpëton nga dita e zemërimit.
- 31 Kush për sjellje, ndër sy e qorton, e ndëshkon kush për të këqijat që bëri?
- 32 Në varr përcillet me nderime, për më tepër varri i ruhet.
- 33 E lehtë për të do të jetë ledina, pas e para i shkojnë të gjithë njerëzit!
- 34 Ç`kuptim kanë, pra, ngushëllimet që më jepni?Sa të gabuara janë përgjigjet tuaja!