Beselidhja e VjeterJobi: Hyji gjykon vetëm në emër të drejtësisë
- 1 Mori fjalën Elifaz Temaniti e tha:
- 2 Çka njeriu Hyjit mund t`i vlejë?Kur i urti vlen mezi për vete?
- 3 Ç`dobi i Lumi ka nëse ti je i drejtë, ç`fiton Hyji nëse ti je i pastër?
- 4 Vallë të ndëshkon pse qenke i drejtëe për këtë të qitka në gjyq?
- 5 A thua jo në saje të mbrapshtisë sate, të të këqijave të tua që s`kanë numër?
- 6 Pa arsye vëllait peng i more, të vobekëtin petkash e zhveshe.
- 7 Të etshmit ujë s`i dhe të pijë, të uriturit s`i dhe të hajë.
- 8 Skamnorit tokën ia moredhe ia dhe kujt të pëlqeu ty.
- 9 Me duar thatë i nisje të vejat, bonjakëve ua theve krahët.
- 10 Këndej tani në rrjetë ke rënëe po të mposht frika e papritur.
- 11 Drita terr të është bërë e s`sheh, turri i ujërave po të përplas!
- 12 Pse thua Hyji s`është më i lartë se qielli?Vëreje majën e yjeve: sa e lartë!
- 13 E ti thua:`Po ç`di Hyji?A mund të shohë nëpër mug të reve?
- 14 Tis ka renë e ne s`na sheh.Ai shëtit buzës qiellore!
- 15 Po a do të ndiqësh udhën e moçme, që ndoqën njerëzit e këqij?
- 16 Para kohe qenë rroposur, themelin ua mori lumi!
- 17 Ata Hyjit vetë i thoshin: `Larg prej nesh!`dhe: `S`ka ç`na bën i Gjithpushtetshmi.
- 18 Ai shtëpitë me të mira u mbushte, megjithëse për të s`çanin kokën.
- 19 Të drejtët shohin edhe gëzohen, i pafajshmi në lojë i vë:
- 20 `Vërtet mbaroi madhëria e tyre, pasurinë ua dogji zjarri`.
- 21 Me Hyjin ndrequ e pajtohu, do të reshesh përsëri me të mira.
- 22 Prano Ligjin prej gojës së tij, fjalët e tija nguli në zemër.
- 23 Nëse i penduar te i Lumi kthehesh, nëse e mënjanon të keqen nga tenda,
- 24 nëse si pluhurin e çmon arin, si zall lumi arin e Ofirit,
- 25 për ty ar do të jetë i Lumie argjend do të kesh me muqe.
- 26 Atëherë te i Lumi do të gjesh gëzime, drejt kah Hyji do t`i lartësosh duart.
- 27 Do t`i lutesh e Ai do të dëgjojë, kushtet tua në vend do t`i çosh.
- 28 Do të shkojë mbarë çkado të ndërmarrësh, udhën tënde do ta ndriçojë drita.
- 29 Madhështorit ia ul krenarinëe i ndihmon njeriut të përvuajtur.
- 30 Nga e keqja e shpëton të pafajshmin:patëmetësia e duarve e shpëton.