Beselidhja e VjeterJobi: Të vobekëtit nga udha i dëbojnë
- 1 Përse i Lumi nuk vrojton do kohë?Besimtarët pse s'ia njohin ditët?
- 2 Të paudhit kufijtë i luajnë, rrëmbejnë delet edhe i kullosin,
- 3 bonjakëve u marrin gomarin, vejushës kaun për peng ia marrin.
- 4 Të vobekëtit nga udha i dëbojnë, të shkretët së bashku detyrohen të fshihen.
- 5 Ja tek janë si gomarët në shkretëtirë, dalin në punë për bukë të fëmijëve, kërkojnë pre në kullota të njoma.
- 6 Korrin arat që s'janë të tyre, vjelin vreshtat e mëkatarit.
- 7 Kalojnë natën pa mb'lojë, zhveshur, s'kanë me çka të mb'lohen prej të ftohtit.
- 8 Lagen, ndragen malit në shi, pa banesë qetave u qasen.
- 9 Nga gjiri i ndajnë jetimat, skamnorit peng fëminë ia marrin.
- 10 Të zhveshur ecin pse s'kanë petka, të uritur bartin kallinj.
- 11 S'kanë mulli për të shtrydhur vaj, shtrydhin rrush e mbeten të etur.
- 12 Të sëmurë për vdekje rënkojnë në qytet, të plagosurit thërrasin kushtrim, por Hyji s'ua dëgjon luten.
- 13 Ata dritës i kundërshtuan, s'deshën të dinë për udhë të tij, dhe s'qëndruan në shtigje të tija.
- 14 Në mëngjes ngritet vrastari, vret skamnorin e të vobektin.
- 15 Syri i pushtit ruan terrin thotë me vete: 'Askush s'më sheh!'e f'tyrën ia mbulon vetes.
- 16 Për ta agimi është hije vdekjeje, tmerri i vdekjes i kap kur zbardh drita.Biseda e Sofarit /pjesa e parë/
- 17 Është i lehtë mbi sipërfaqe të ujit, pjesa e tij e nëmur është mbi tokë, dhe askush s'e mësyn vreshtin e tij.
- 18 Thatësia e vapa e shterrin ujin e borës, ashtu Sheoli i përpin mëkatarët.
- 19 Kraharori i nënës e harroftëëmbëlsirë për krimba u bëftë; s'do të kujtohet padrejtësiae do të pritet porsi druri.
- 20 E mundoi gruan që s'lind, vejushës së gjorë të mira s'i bëri.
- 21 Por i Lumi e rrudh të dërhuzdtin, në kundërshtoftë, e humb shpresën e jetës.
- 22 E la të mendojë se s'është në rrezik, sjelljes së tij kurrë s'ia ndanë sytë.
- 23 Lart për pak ngriten e zhduken, bien poshtë si çdo gjë e vdekshme, si një kallëz që drapri e pret.
- 24 Pse a s'është kështu? Kush në gënjeshtër më qet? Poshtë mua fjalët kush mundet të m'i hedhë?