Beselidhja e VjeterJobi: Mbrojtja e Jobit
- 1 Lidhur kisha besë me sytë e mise asnjë virgjër s'do të shikoja.
- 2 Po ç'pjesë kam te Hyji im i lartë, ç'trashëgim te i Gjithpushtetshmi në qiell?
- 3 Pse a e keqja s'i takon të paudhit, s'u takuaka të padrejtëve ndëshkimi?
- 4 A thua roje ai s'më rri në udhëe s' m'i njeh hapat e mi?
- 5 Pra, nëse veprova ndonjëherë me gënjeshtër, për të bërë të keqen nëse e luajta këmbën:
- 6 le të më vërë Hyji në peshore të saktëqë ta dijë se i patëmetë unë jam!
- 7 Këmba ime nëse udhës iu shmange nëse zemra sytë m'i ndoqi, duart e mia nëse i përdhosa:
- 8 unë mbjellsha e tjetri korrte, farë as emër mos më mbettë!
- 9 Nëse zemrën time në të keq ma çoi ndoj grua, nëse pas derës pritë mikut i vura:
- 10 për tjetërkënd bloftë gruaja ime, tjetërkush atë e përdoroftë!
- 11 Sepse kjo është punë e poshtër, paudhësi që gjyq kërkon:
- 12 më djegtë zjarri e më përvloftë, shkrumb i bëftë të lashtat e mia!
- 13 Nëse i kam ngrënë të drejtën shërbëtorito shërbëtores që ankohej në mua:
- 14 çfarë do të bëja kur Hyji në gjyq të ngritet, ç'do të përgjigjja kur llogari të kërkonte?
- 15 A s'janë ata si unë vepër e Tij?S'na formoi një Hyj në krah'ror të nënës?
- 16 Nëse u mohova ç'kërkonin të varfrit, në qoftë se të qajnë i bëra sytë e të vejës,
- 17 në qoftë se vetëm hëngra bukën timee prej saj s'dhashë të hajë edhe jetimi.
- 18 Që në rini si babë i kam qenë, e kam mësuar që në krah'ror të s'ëmës!
- 19 Nëse e përbuza të gjorin që petk s'kishte, të vobektin që ishte pa mbulojë,
- 20 nëse ijët e tij mua s'ma çuan bekimin, pse prej bashkave të deleve të mia u ngroh,
- 21 nëse dorë ngrita kundër ndoj bonjaku, duke e ditur se e kam Mbrojtësin në gjyq:
- 22 oh m'u shkoqtë prej shpatullës krahu, dora ime në bërryl u theftë!
- 23 Sepse të Hyjit e druaj ndëshkimin, madhërisë së Tij s'mund t'i qëndroj!
- 24 Nëse shpresën time a kurrë në ar e vura, nëse arit të pastër: 'Besim kam në ty' i thashë,
- 25 nëse iu gëzoja kamjes sime të madhe, pasurisë që duart ma fituan,
- 26 nëse kur diellin t'shkëlqyeshëm shikoja edhe hënën kur ecën ndriçuese:
- 27 e ashtu fshehtas më gënjeu zemra imeqë me dorë t'u çoja puthje,
- 28 që do të ishte punë e dënueshme në gjyq, se Tenzonë unë do të kisha mohuar;
- 29 nëse iu gëzova bjerrjes së urryesit timdhe u kënaqa për të keqen që i ndodhi,
- 30 unë që gjuhën s'lejoja të mëkatonte, duke e nëmur që jeta t'i shuhej!
- 31 Po a nuk më thoshte gjindja e çadrës sime:'Kë me mish ai der tash s'e ka ngopur?'
- 32 Kurrë shtegtar përjashta s'më mbeti, për udhëtarin hapur e kisha derën.
- 33 Pse a si Adami mëkatin tim e fsheha, në zemrën time fajin fshehtë e mbajta?
- 34 Pse a i droja shpërhalljet e gjindes, a u frikësoja përbuzjes së fqiute heshtja brenda derës së shtëpisë?
- 35 Sikur të kisha dikënd që të më dëgjonte!Ja, nënshkrimi! I Lumi le të më përgjigjë!Ja libri që e shkroi armiku!
- 36 Përmbi supa do ta mbartja, rizë rreth kokës do ta lidhja,
- 37 përgjegjësi do të jepja për çdo hap, para Tij ballëlart si princ do të dilja.
- 38 Kundër meje nëse klithë toka ime, bashkë me të nëse vaj lëshojnë hullitë,
- 39 nëse pa pagë frytin ua hëngrae nëse vet ia mundova bujqit:
- 40 në vend të grurit ferra më prodhoftë, në vend të elbit egjër; bar të qelbët!