Beselidhja e VjeterJobi: Paaftësia e tre dijetarëve për ta shfajësuar Hyjin
- 1 Eliuhi e rimori fjalën. Ai tha:
- 2 Dëgjojini, o të dijshëm, fjalët e mia, o ju të ditur, mua më vështroni!
- 3 Pasi veshi i dallon fjalëtme shijim qiellza ushqimet:
- 4 prandaj të shqyrtojmë çka është e drejtë, të çmojmë së bashku ç'është më mirë.
- 5 Pasi Jobi tha: 'I drejtë jam, porse Hyji të drejtën ma mori.
- 6 Jam i drejtë e rrenacak më mbajnë, i shigjetuar pa farë faji',
- 7 ka ndokund burrë porsi Jobi, që e pi talljen porsi ujin?
- 8 Që rrugon bashkë me keqbërësit, që ecën me të patenzonë?
- 9 Sepse tha: 'Njeriut s'i vlenme Hyjin miqësisht të sillet'.
- 10 Pra, më dëgjoni burra të mençur:larg prej Hyjit paudhësiae prej të Lumit padrejtësia!
- 11 Sipas veprave njeriun shpërblen, sipas sjelljes shpaguan gjithkënd.
- 12 Vërtet Hyji kurrë keq s'bën, kurrë i Lumi s'e shkel të drejtën!
- 13 Kush atëherë ia beson botën?Mbarë rruzullin kush e sheston?
- 14 Po të rikthente frymën në vete, po të tërhiqte shpirt e frymë,
- 15 coftë do të binin të gjithë gjallorët, njeriu në pluhur do të kthehej.
- 16 Nëse merr vesh, dëgjo këtë, dëgjo zërin e bisedës sime.
- 17 Mund të sundojë kush e urren të drejtën?Guxon të dënosh të Drejtin e të drejtëve,
- 18 që mbretit i thotë: 'Mbrapshtan!'edhe prijësve: 'Të patenzonë'!,
- 19 që princave pajë s'u mban, s'bën dallim: skamnor e i pasur, pse janë vepër e duarve të tija?!
- 20 Çëk-fëk zhduken në thellësi të natës; grinden popujt e shkatërrohen, zhduk dhunuesin pa vështirësi.
- 21 Ai njeriut ia sheh udhët, në shuplakë të dorës hapat ia ka!
- 22 Nuk ka terr as hije vdekjejeqë ta fshehë atë që bën keq.
- 23 Askujt Hyji më parë s'i tregon, kur i duhet para Tij në gjyq të dalë.
- 24 I zhduk të mëdhenjtë pa hetuesi, në vend të tyre tjerë vë në pushtet,
- 25 sepse veprat fort mirë ua njeh, dhe një natë i përplas e i shqelmon.
- 26 Si keqbërësit ata i godetmu aty ku mbarë bota i sheh!
- 27 Qëllimisht pse prej Tij u larguan, t'i kuptojnë nuk deshën udhët e tija.
- 28 Tek Ai mbërriti britma e skamnorit, ua dëgjoi të vobektëve klithmën.
- 29 Nëse hesht kush mund ta dënojë?Nëse e fsheh f'tyrën kush e sheh?Por kujdeset për popuj e njerëz,
- 30 të mos mbretërojë i patenzoniqë të mos bëhet lak për popull.
- 31 Nëse ndokush Hyjit i thotë:'Ç' m'u desh pësova! Më s'do të mëkatoj.
- 32 Çka s'kuptoj ti tani ma mëso, keq në punova, s'do të vazhdoj.'
- 33 Si pas teje a s'do ta falëpse ti gjyqin s'ia përfill?Ty të takon të zgjidhësh e jo mua:zbraze, pra, dijen që ke.
- 34 Njerëz't e urtë mua do të më thonë, çdo i ditur që do të më dëgjojë:
- 35 Jo, si i urtë nuk foli Jobi, fjalëve të tija u mungon dija!
- 36 Prandaj Jobi der në fund le të sprovohetpse përgjigj si keqbërës të ishte,
- 37 mëkatit të vet pse ia shton kryengritjen, ndërmjet nesh me shuplakë rreh, kundër Hyjit i shton blasfemitë.