Beselidhja e VjeterJobi: Hyji nuk është i paanshëm në fatet e njerëzve
- 1 Eliuhi vazhdoi bisedën e tha:
- 2 I drejtë të duket, vallë, mendimi ytkur pohon: 'Para Hyjit kam arsye'.
- 3 Sepse the: 'Çka të bëra ty?Çka të kam bërë nëse kam mëkatuar?'
- 4 I hedh poshtë bisedat tuae me ty dhe miqtë e tu.
- 5 Vështro qiellin e mirë shikoje, shikoji retë sa lart mbi ty!
- 6 Nëse mëkaton çka thua i bëre?Nëse i shumëzon fajet e tua, çfarë mund të bësh, thua, kundër tij?
- 7 Po edhe drejtë në qoftë se vepronçfarë të thotë mendja atij i dhuron?Ç'dhunti merr prej dorës sate?
- 8 Paudhësia jote një si ti e dëmton, mirësia jote një si ti e ndihmon!
- 9 Lëshohet britmë prej peshës së shtypësve, kushtrim qitet prej dhunës së tiranit.
- 10 Por kush s'tha: 'Ku është Hyji, Krijuesi im, që e mbush natën me këngë gëzimi,
- 11 që na bën më të urtë se kafshët, më të ditur se shpendët e ajrit?'
- 12 Atëherë klithët, por Ai s'përgjigjet.Prej krenarisë së të panjerëzishmëve.
- 13 Se ç'kotësi nëse vjen e thuhet:'Hyji s'dëgjon, Zotynë s'kujdeset'.
- 14 Aq më tepër kur thua: 'S'sheh.Para tij është çështja e presë'.
- 15 Gjithashtu edhe kur thua:'Hidhërimi i tij nuk sjell ndëshkime, kurrë s'hakmerret për paudhësi'.
- 16 Kot së koti me buzë luan Jobi, nga padija i shumëzon fjalët!