Beselidhja e VjeterJobi: Vetëtima mbarë qiellin çan
- 1 Po prej kësaj zemra më dridhet, jashta parzmës do të më dalë!
- 2 Pa dëgjoni si i buçet zëri, buçimën që i del nga goja!
- 3 Vetëtima mbarë qiellin çan, skajet tokës ia vezullon!
- 4 Bubullima ulërin pas saj, rngjëmon zëri i madhërisë së tij, rngjë s`i ndal atëherë rrufetë!
- 5 Po, gjëmon Hyji me zë të mrekullueshëm, përfton vepra të mëdha, të pashqyrtueshme.
- 6 I urdhëron borës të zbresë mbi tokë, shtrëngatës të bjerë me rrëmbim.
- 7 I kyç njerëzit brenda në shtëpitë njohë secili kështu veprën e tij.
- 8 Egërsirat në strofuj struken, kyçen në shpella, me ankth presin.
- 9 E rreptë ngritet nga jugu stuhia, era sjell nga veriu cegmin,
- 10 Hyji fryn, akulli ngrin, sipërfaqja e uj`t ngurrohet.
- 11 Rufeja nga reja hidhet, retë atëherë vetëtima lëshojnë
- 12 që ndriçojnë gjithkund përreth, rngjithkah do Sunduesi i epërm, tek u urdhëron mbi faqe të dheut,
- 13 ndonjë vend për ta shkretuarose mëshirë për t`i dëftuar.
- 14 Dëgjo këtu, Job, e qetësohu, mrekullitë e Hyjit vëreji!
- 15 A mos di kur u urdhëron Hyjie si retë rrufenë e lëshojnë?
- 16 Udhët e mëdha të reve ua di?Punët e mëdha të Dijshmit të përkryer?
- 17 Petkat e tua sa janë të nxehtakur tokën s`e rreh shiroku?
- 18 Ndoshta qiellin me Të e shtrivetë fortë e të l`muar si pasqyrë metali?!
- 19 Na trego ç` t`i themi Atij, pasi ne, të errësuar, s`dimë!
- 20 Fjalët e mia ç`rëndësi kanë për të?Nëse flet Ai, njeriu do të përpihet!
- 21 Por tani dritën s`e shohim, kupa e qiellit me re u zu:do të fryejë era e i shpëdan,
- 22 nga veriu shkëlqen drita e artë.Përreth Hyjit një madhëri e tmerrshme.
- 23 Të Lumit s`mundemi t`i afrohemi, i pakufishëm në pushtet e në drejtësi:i drejtë në gjyq, askënd nuk nëpërkëmb.
- 24 Prandaj njerëzit le ta druajnë!Ai nuk ndien për dije të krenarëve.