Beselidhja e VjeterJobi: Besimi në Hyjin
- 1 Atëherë foli Elifaz Temaniti e tha:
- 2 Nëse provojmë tani të të flasim, a thua rëndë ke për ta pasur?Por kush mund t`i bëjë vend fjalës?
- 3 Se sa njerëzit ti i ke mësuar!Sa duar të lodhura ke forcuar!
- 4 Me fjalë të tua sa të mekur përtërire, sa gjunjë të lodhur në fuqi i forcove!
- 5 Tani që ty prova të ka gjetur të lëshon zemra...e kur ty të takoi të vuajsh rnje habitur, s`di të qëndrosh.
- 6 Përshpirtnia borri besimin, pafajësia ta humbi shpresën?!
- 7 Mendo të lutem: I pafajshmi kur mbaroi?Të drejtët kur u asgjësuan?
- 8 Sa unë pashë: Kush lëron të keqen, në mbjelltë mjerim atë dhe korr.
- 9 Në frymë të Hyjit ata sosen, nga zemërimi i tij mbarojnë.
- 10 Ulërima e luanit edhe britma e luaneshësu thërmuan, copë u bënë dhëmbët klyshëve të luanëve.
- 11 Ngordh luani pse s`gjen pre, shpëdahen zogjtë e luanit!
- 12 Si rrëshqitas më erdhi fjala, pëshpëritjen ma ndjeu veshi,
- 13 në tmerr vegimi që sjell nata, kur njeriun e pushton gjumi,
- 14 frikë e tmerr krejtësisht më pushtuan, deri në eshtra më përshkuan të dridhmet!
- 15 Një frymë flladi fytyrës më kaloi, flokët e kresë m`u çuan përpjetë...
- 16 Para më doli dikush që s`e njihja, pamja e tij s` m`u hiqte sysh, si fllad ere zërin ia dëgjova:
- 17 Para Hyjit a ka njeri të drejtë, vallë a ka të pastër para Basit të vet?
- 18 As shërbëtorëve të vet më s`u beson, kur deri në engjëj Ai fajin e gjen.
- 19 Aq më shumë në banorë kasollashqë themelet i kanë në pluhur!Ata ndrydhen porsi tenja.
- 20 Për një ditë birren e zhduken, pa vënë re papritmas zhduken.
- 21 Zjarri u fiket, u mbyllet dera, vdesin e urtësisë s`ia mbërrijnë.