Beselidhja e VjeterJobi: Hyji e nënshtron fuqinë e të keqes
- 1 Zoti Jobin e theki e tha:
- 2 Prozhmuesi s`do të ndeshet me të Lumin?Kritikuesi Hyjit t`i përgjigjë!
- 3 Jobi Zotit iu përgjigj:
- 4 Heu! Pa mend fola! Si të përgjigj?Me dorë gojën po e kyç!
- 5 Një herë fola: s`e përsëris dot!Dy herë fola: s`vazhdoj dot!BISEDA E DYTËHyji e nënshtron fuqinë e të keqes
- 6 Atëherë Hyji iu përgjigj Jobit nga stuhia e i tha:
- 7 Porsi trimi ngjeshi ijët:dua të të pyes e ti më mëso.
- 8 Gjyqin tim poshtë do ta hedhësh, të më dënosh mua ta shfajësosh veten?
- 9 Krahu yt a është si i Hyjit, zëri yt gjëmon si i tij?
- 10 Ngjeshu, pra, me stoli e madhëri, veshu, pra, me shkëlqim e me nder!
- 11 Zbraz stuhinë e zemërimit tënd, me shikim përul krenarët!
- 12 Vëre krenarin, për tokë përplase, zhduki keqbërësin kudo të ndodhë!
- 13 Të gjithë së bashku në dhe mbuloji, të gjithë kyçi në gropë të errët!
- 14 Atëherë unë do të bëj dëshmise të shpëton e djathta jote.Behemoti
- 15 Shih Behemotin: e krijova porsi ty;ai ha bar si të ishte ka!
- 16 Në ijë forca i qëndrone fuqia në muskuj të barkut.
- 17 E ngreh bishtin thua është cedër, kofshët krejtësisht ia mbërthejnë dejtë.
- 18 I ka eshtrat fishkull bronzi, brinjtë e tij si pllaka hekuri!
- 19 Është vepra e parë e Hyjit, Krijuesi me shpatë e pajisi.
- 20 Atij malet ia paguajnë të dhjetat, egërsirat që n`për to gjesdisin.
- 21 Nën lotus shtrihet të pushojë, kallmi i kënetës e balta e fshehin.
- 22 Hije i bëjnë gjethët e lotusit, e rrethojnë shelgjet e kënetës.
- 23 Fryhet lumi, ai s`çan kokën, në fyt t`i hynte një lumë i tërë, s`e shqetëson, ai vesh nuk vret!
- 24 Kush atë për syri e kap, e lidh në kunj e i shpon hundën?Leviatani
- 25 Leviatanin a e zë me grep?Vallë me toje ia lidh gjuhën?
- 26 A n`për hundë ia kalon zunkthin?Ia shpon nofullën me kërrabë?
- 27 Të kesh dhimbje a do të të përbejë?Butë e ëmbël do të flasë me ty?
- 28 A thua me ty marrëveshje do të bëjëdo ta bësh shërbëtor të përhershëm?
- 29 Si me shpend do të luash me të, do ta lidhësh që vajzat të luajnë?
- 30 Bashkëgjahtarët në treg do ta qesin, do ta ndajnë tregtarët ndër vete?
- 31 Me shigjetë do t`ia shposh shpinën, do t`ia therësh kokën me fuzhnjë?
- 32 Vër njëherë dorën mbi të:luftës gëzoju;më s`do të ndeshesh!