Beselidhja e VjeterJobi: Kush ia hap kapakët e gojës?
- 1 Kot në të shpresë të keshë, me shikim njeriun e vret!
- 2 Askush s`ka guxim ta zgjojë, askush s`mundet t`i bëjë ballë!
- 3 Kush iu sul e gjallë shpëtoi?Njeri të tillë nën qiell nuk ka!
- 4 S`do të hesht gjymtyrët e tija, forcë, fuqi të trupit të tij.
- 5 Kush guxon petkut ta zhveshë, kush ia shpon të dyfishtë parzmorin?Kush të kalojë për nof`lla të tij?
- 6 Kush ia hap kapakët e gojës?Rreth dhëmbësh tmerri i rri kërcënuar!
- 7 Pllaka shqyti trupi i tij, i kyçur me vulë shkëmbore:
- 8 njëra në tjetrën aq mirë puthursa që as frymë n`për to s`kalon!
- 9 Njëra më tjetrën aq mirë përpiqet sa që gjë më s`mund t`i ndajë!
- 10 Flakë e shkëndijë teshtima e tij, sytë e tij qepalla agimi.
- 11 Nga goja zjarr buçet flakë, shkëndijë zjarri xixëllojnë,
- 12 për vrimë të hundëve tym i delsi kazani kur vlon në zjarr.
- 13 Fryma e tij qymyrin ndez, pse nga gryka flakë buçet.
- 14 Në qafë atij forca i qëndron, para tij vrap turret tmerri.
- 15 Laprat të trasha, mirë bashkuar, thua të derdhura, s`luajnë aspak!
- 16 Shkëmb i gjallë, zemrën të fortë, të patrandshme si gur mulliri!
- 17 Kur ai ngritet, dridhen të fortit, valët e forta prapa i kthen.
- 18 Nëse i bie, shpata s`i ngulet, heshtë, shigjetë as mëzdrak nuk ndien.
- 19 Për të hekuri është si kashtë, dru i kalbur për të është bronzi.
- 20 S`e vë në të ikur shigjetari, për të byk janë gurët e bahes!
- 21 Një kashtërrojë për të është shkopi, i zgërdhihet heshtës vringëlluese!
- 22 Për nën bark ka tjeg`lla të mprehta, rrafshon baltën si me trinë.
- 23 Të vlojë si vegsh e bën humnerën, e bën detin enë për balsam.
- 24 Hulli të ndritshme lë përmbastë ndan humnera si e thinjur.
- 25 Diçka të ngjashme mbi tokë nuk ka:qe krijuar të mos druajë askënd!
- 26 Nga lart kafshët më të mëdha i shikon:mbret është ai mbi bishët krenare!