Beselidhja e VjeterJobi: Fjala e fundit e Jobit
- 1 Jobi mori fjalën dhe iu përgjigj Zotit:
- 2 Mirë e di se je i gjithëpushtetshëm, çka sheston, në gjendje je ta bësh!
- 3 Kush është ai që me fjalë të marraprovaninë hyjnore e errëson?Prandaj fola si i pamendpër mrekullitë që s`i kuptoj.
- 4 Por më dëgjo, më jep leje të flas:unë do të pyes e ti më përgjigj.
- 5 Nuk të njihja veçse me të dëgjuar, e tani me sy të mi të pashë!
- 6 Prandaj veten e qortoj, bëj pendesë në hi dhe në pluhur.V. PËRFUNDIMIZoti i prozhmon tre dijetarët
- 7 Pra, pasi Zoti ia tha këto fjalë Jobit, i tha Elifaz Temanitit: Hidhërimi më ka marrë zjarr kundër teje e kundër dy miqve të tu, sepse para meje nuk e keni folur të drejtën si shërbëtori im Jobi.
- 8 Prandaj, meri për vete shtatë dema e shtatë desh dhe shkoni te sherbëtori im Jobi, kushtoni fli shkrumbimi për vete, kurse Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju, kështu që unë, për dashuri të tij, nuk do t`ju ndëshkoj për marrëzirën tuaj, sepse nuk keni thënë për mua fjalë të drejta si shërbëtori im, Jobi.
- 9 Shkuan, pra, Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti dhe bënë ashtu si u kishte urdhëruar Zoti. Zoti pati nderim ndaj Jobit.Zoti ia kthen të mirat Jobit
- 10 Pasi Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme, madje ia dha dyfishin e gjithçkasë që kishte pasur.
- 11 Atëherë u kthyen te Jobi të gjithë vëllezërit e tij, të gjitha motrat e tija dhe të gjithë ata që e kishin njohur më parë. Hëngrën me të bukë në shtëpinë e tij, e ia çanë hallin dhe e ngushëlluan për të gjitha të këqijat që ia kishte pase çuar Zoti. Secili i dhuroi nga një pare argjendi e nga një unazë ari.
- 12 Zoti e bekoi gjendjen e tanishme të Jobit më tepër se gjendjen e mëparshme. Kishte katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë gamile, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica.
- 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza.
- 14 Të parën e quajti Pëllumbeshë, të dytën Lulekallame e të tretën Luleqepalle.
- 15 Në mbarë vendin nuk kishte gra më të bukura se bijat e Jobit. Baba i tyre u dha trashëgim si vëllezërve të tyre.
- 16 Pas këtyre ngjarjeve Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë dhe bijtë e bijve të vet deri në të katërtin brez. Atëherë Jobi vdiq plot vjet dhe i kënaqur me jetë të gjatë.