Beselidhja e VjeterJobi: Njeriu i ndrydhur nga vështirësia njeh vetëm mjerimin e vet
- 1 Jobi e mori fjalën e tha:
- 2 Po të peshohej sëmundja ime, mjerimi im të vihej në peshore!
- 3 Më i rëndë do të ishte se rëra e detit...prandaj me fjalë edhe e teproj.
- 4 Shigjetat e të Gjithëpushtetshmit, thellë në mua, në trup më janë ngulur, shpirti im helmin ua thith:tmerri i Hyjit lufton kundër meje.
- 5 A garrit gomari me grazhd plot?Pëllet, thua, lopa me grazhd plot?
- 6 Hahet shujta e amësht, e pakripure barishtet e pashije?
- 7 Çka oreksi im përbuzte tani është ushqimi im.
- 8 Po, të shkonte në vend kërkesa ime, çfarë kërkoj të ma jepte Hyji!
- 9 Të donte Hyji të më asgjësonte, të shtrinte dorën e të më copëtonte!
- 10 Do të kisha së paku ngushëllimin, do të galdoja në dhimbje të miaqë Shenjtit mohit s`i rashë!
- 11 Ku e kam forcën që të qëndroj?Ç`e ardhme më pret që i durueshëm të jem?
- 12 Forcë shkëmbore është forca ime?A thua i bronztë është mishi im?
- 13 Në çka vetveten mund të mbështes?Pse a fuqia s`më ka lëshuar?
- 14 T`i mohosh mikut ngushëllimintë Gjithpushtetshmit frikën flake.
- 15 Vëllezërit mua në gënjeshtër më lanëporsi shtratin përroi që shterr:
- 16 Ia fryn akulli ujët e turbullt, shkrihet bora e ai vërshon;
- 17 mbaron bora përroi shterret, nga vapa shtrati i thahet!
- 18 Për shkak të tij lanë turmat rrugën, shkretinë marrin, humbin jetën.
- 19 Turma e Temës në të i ngul sytë, të Sabës udhëtarët në të e vunë shpresën!
- 20 Sharruan sepse shpresuan, mbërrinë tek ai e i mbuloi mjerimi.
- 21 Të tillë për mua edhe ju sot jeni, më patë mjerimin e u kapi frika!
- 22 A thua ju thashë: Më ejani në ndihmë, më jepni lëmoshë prej kamjes suaj?
- 23 Ose: Më shpëtoni prej dorës së armikut, prej dorës së të fortit më nxiri mua?
- 24 Më mësoni e do të hesht:më tregoni nëse kam gabuar!
- 25 Pse fshiheni nën fjalët të së vërtetëse asnjëri s`mund të më qortojë?
- 26 Fjalë ujdisni vetëm për të mposhtur, i merr era fjalët e të dëshpëruarit.
- 27 Suleni mbi bonjakun e varfër, mikun tuaj mundoheni ta shkatërroni.
- 28 Atëherë ju lutem, kthehuni nga unë, para jush vet rrena s`do të përdor.
- 29 Prapa fjalën! Në mua faj nuk ka!Prapa fjalën: Drejtësia është me mua!
- 30 Në buzët e mia a mos ka marrëzirë?Çdo mjerim, vallë, s`shijoi qellza ime?