Beselidhja e VjeterJobi: Ditët e tija si ditët e mëditësit?
- 1 Vallë, s'është luftë mbi tokë jeta e njeriut?Ditët e tija si ditët e mëditësit?
- 2 Porsi të skllavit që e dëshiron hijen, si të mëditësit të varur nga mëditja?
- 3 Kështu më tokuan mua muaj zhgënjimi, net plot dhimbje për pjesë më qëlluan!
- 4 Nëse shkoj të bie pyetmë: Kur do të erret?E përsëri me zor e pres mbrëmjen, plot me dhimbje me zor e pres muzgun!
- 5 Trupi im qelbësirë e pluhur, lëkura më shqyhet e më copëtohet.
- 6 Më kaluan ditët më shpejt se druga evegjëtarit, u sosën, mbetën pa pe.
- 7 Mos harro: avull është kjo jeta ime, sytë e mi fat të mirë s'do të shohin.
- 8 Sy njeriu më s'do të më shohë:më ngule syrin e unë sharrova!
- 9 Siç zhduket e kalon reja, kështu dhe ai që në Nëntokë zbretmë lart s'ngritet!...
- 10 Në shtëpi të vet ai më nuk kthehet, vendi i tij më s'do ta njohë.
- 11 Këndej as vetë s'kam pse të hesht, do të flas me hidhërim të shpirtit, do të ankohem me zemër të plasur.
- 12 Pse a jam det ose përbindëshqë gjithandej më ke vënë kështu në roje?
- 13 Nëse mendoj: 'Shtrati do të më japë qetësi, shtrati do të m'i lehtësojë dhimbjet',
- 14 do të më tmerrosh, do të më trembësh me ëndrra, me fantazma do të më tmerrosh.
- 15 Dëshiroj në litar të më shkojë jeta:vdekur eshtrat do të më pushojnë!
- 16 Jam dëshpëruar, s'kam pse të jetoj, ti më fal: krejt pa vlerë është jeta ime!
- 17 Ç'është njeriu që ta madhërosh?Pse ndopak në të e mbështet zemrën?
- 18 Ta shqyrtosh për çdo mëngjes, ta mbash në vërejtje orë e çast?
- 19 Kur prej meje do të shmangësh shikimin?S'më lë as pështymën ta përpij!
- 20 Nëse mëkatova: ç'të keqe të bëra, o Shqyrtues i njeriut të gjorë?Përse më vure në shënjestërsa që u bëra edhe për vete i rëndë?
- 21 Pse s'i shlyen mëkatet e mia, fajësinë time pse s'e zhduk?Do të flija tashmë në pluhur, po të më kërkoje, më s'do të më gjeje!