Beselidhja e VjeterPsalmet: LIBRI I 1-41
- 1 I Davidit.Dënoji, o Zot, ata që më paditin, luftoji ata që më luftojnë!
- 2 Merri armët e mburojën e çohu të më ndihmosh,
- 3 Vringëllo heshtën e sakicënkundër atyre që më pëdjekin, thuaji shpirtit tim: Unë jam shëlbimi yt!
- 4 U turpërofshin dhe u çnderofshinata që e kërkojnë jetën time, u zmbrapshin dhe u turpërofshinata që ma mendojnë të keqen.
- 5 U bëfshin porsi byku para erëse i dëboftë engjëlli i Zotit!
- 6 Udha e tyre u bëftë e errët e rrëshqitësekur në shpinë t`u vihet engjëlli i Zotit!
- 7 Sepse pa arsye ma ngrehën rrjetën, sepse pa arsye ia hapën gropën shpirtit tim.
- 8 U ardhtë vdekja e papritur, u zënçin në rrjetën që vetë e ngrehën, rënçin në gropën që vetë e hapën!
- 9 Kurse shpirti im do të galdojë me Zotin, do ta gëzojë shpëtimin e tij.
- 10 Të gjithë eshtrat e mi do të thonë:E kush është, o Zot, si tiqë e shpëton të varfrin prej dhunëtarit, prej cubave të mjerin e skamnorin.
- 11 U ngritën dëshmitarë të pashpirtë, më pyesin për gjëra që s`i di,
- 12 të mirat m`i kthejnë me të këqija:vetmim për shpirtin tim.
- 13 E pra, unë, kur ata ishin të sëmurë, ngjeshesha me grathore, me agjërim e mundoja shpirtin tim, lutesha për ta me gjithë afshin e zemrës.
- 14 Sikur ta kisha të afërm, sikur për vëllanëkërrusesha i trishtuar porsi ai që mban zi për nënën.
- 15 E taniqë vetë rrëshqita, ata po gëzohen, u bashkuan për të më salvuar papritmas,
- 16 vazhdimisht më shqyejnë e nuk pushojnë, më përqeshin duke më shpotitur, kundër meje dhëmbët i kërcëllijnë.
- 17 O Zot, deri kur ti vetëm do të shikosh?Liroje shpirtin tim nga sulmet e tyre, prej luanëve të vetmen të mirë timen.
- 18 Do të të falënderoj në kuvendin e dheut, do të të lavdëroj mes popullit të shumtë.
- 19 Mos lejo të gëzohen mbi mua armiqtë e mi rrenacakë, që të mos bëjnë me sy ata që më urrejnë pa arsye.
- 20 Sepse ata nuk flasin për paqe, por trillojnë dredhi kundër paqedashësve të dheut.
- 21 Hapin gojën e vet kundër meje e thonë:Hë, hë! Me sytë tanë ia pamë të zezën!
- 22 Ti po sheh, o Zot, tani mos hesht,
- 23 Zoti e shpaguan shpirtin e shërbëtorëve të vet, nuk do të ndëshkohen ata që shpresojnë në të.PSALMI 35 /34/Lutja e të drejtit të pëdjekur
- 24 Duani Zotin, të gjithë shenjtërit e tij:ai i ruan besimtarët e vet, por edhe atë që vepron me madhështiZoti e shpaguan sipas meritave.
- 25 Meri zemër e kini guxim të gjithë ju që shpresoni në Zotin.PSALMI 32 /31/Kush i pranon fajet, Zoti e liron nga mëkati
- 26 Prandaj do të të lëvdoj në kuvendin e dheut, ndër sy të besimtarëve të tu do t`i kryej kushtet.
- 27 Do të hanë skamnorët e do të ngihen, do ta lavdërojnë Zotin ata që e kërkojnë:`Rroftë zemra e tyre për amshim!`
- 28 Do të kujtohen e do të kthehen te Zoti mbarë skajet e tokës, do të adhurojnë para tij mbarë familjet e kombeve.
- 29 Sepse Zoti është mbret! Ai i sundon kombet!
- 30 Atë, vetëm atë do ta adhurojnëtë gjithë ata që pushojnë nën dhe, para tij do të përmbysen të gjithë ata që kthehen në pluhur.Kurse shpirti im për të do të jetojë,
- 31 në shërbim të tij do të jetë fara ime, breznisë së ardhshme do t`i tregohet për Zotin,
- 32 për drejtësinë e tij do t`i tregohet popullit që vjen:Kështu bëri Zoti!PSALMI 23 /22/Bariu i mirë
- 33 Hyji që më ngjesh me fuqi, që e bën udhën time të pastër.
- 34 Ai m`i dha këmbët e shpejta si të drerëve, ai më vendosi mbi bjeshkët e larta.
- 35 Ai m`i ushtron duart për luftime krahët e mi për të përdorur harkun e bronztë.
- 36 Ti ma dhe mburojën e shpëtimit tënd, e djathta jote më ndihmoi, mirësia jote më rriti.
- 37 Ti i zgjeron hapat e mi nën muae këmbët e mia më nuk më merren.
- 38 I ndiqja armiqtë e mi e i zija, mbrapa nuk ktheja derisa i shfarosja.
- 39 I dërrmoja e në këmbë s`mund të qëndronin, rrëzoheshin nën këmbët e mia.
- 40 Ti më ngjeshe më fuqi për luftë, kurse armiqtë e mi i vure nën mua.
- 41 Armiqtë e mi i bëre të më kthejnë shpinën, kurse ata që më urrejnë i shpëdave.
- 42 Dhanë kushtrimin, por askush s`i shpëtoi, thirrën edhe Zotin;por ai s`u përgjigj.
- 43 I grimcova porsi pluhurin para erës, i shkela porsi baltën e rrugës.
- 44 Ti më shpëtove nga kundërshtimi i popullit tim, prijës më bëre ndër popuj paganë:më shërbeu populli që as nuk e njihja!
- 45 Fjalën time e dëgjojnë me poni, bijve të huaj u duhet të më përkëdhelin,
- 46 para meje të huajt tremben, u dridhën në strehimet e veta.
- 47 Është Zoti! Qoftë bekuar Qeta e strehimit tim!Qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
- 48 Hyji që ma bën të mundshme të shpaguhem!Ti i shtron popujt nën mua, ti që më liron prej armiqve të mi të hidhur,
- 49 ti më lartëson përmbi kundërshtarët e mi, ti më shpëton prej njeriut të dhunshëm.
- 50 Prandaj, o Zot, do të të lavdëroj ndër paganë, himne gëzimi do t`i këndoj Emrit tënd!
- 51 Zoti ia shumon fitoret mbretit të vet, e përkrah të shuguruarin e vet, Davidin e pasardhësit e tij deri në amshim!PSALMI 19 /18/Zoti Dielli i drejtësisë