Beselidhja e VjeterPsalmet: LIBRI IV 90-106
- 1 ALELUJA!
- 2 Kush mund t`i tregojë veprat e madhërueshme të Zotit, të bëjë të jehojnë të gjitha lavdet e tija?
- 3 Lum ata që i mbajnë urdhërimet e tijadhe veprojnë me drejtësi në çdo kohë.
- 4 Na kujto, o Zot, në mirësinë tënde ndaj popullit tënd, eja e na shih me shëlbimin tënd,
- 5 që ta shijojmë fatin e të zgjedhurve të tu, të gëzohemi në gëzimin e popullit tënd, të mburremi me trashëgimin tënd.
- 6 Mëkatuam, po, porsi etërit tanë, padrejtësisht vepruam, bëmë të keqen.
- 7 Etërit tanë në Egjiptnuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk e kujtuan përdëllimin tënd të madh, e të hidhëruan pranë detit, pranë Detit të Kuq.
- 8 Por Zoti i shpëtoi për nder të Emrit të vet, për ta bërë të njohur pushtetin e vet.
- 9 Zoti iu kërcënua Detit të Kuq e ky u thadhe i kaloi nëpër det si nëpër shkretëtirë.
- 10 I shpëtoi prej duarve të armiqve, i shpërbleu prej kthetrave të urryesve.
- 11 I mbyti me ujë ata që i mundonin:asnjë prej tyre nuk shpëtoi!
- 12 Atëherë u besuan fjalëve të tijadhe i kënduan lavdet e tija.
- 13 Por shpejt i harruan veprat e tijae nuk u mbështetën në synimet e tija.
- 14 U leshguan për së tepërmi në shkretëtirëdhe e ngacmuan Hyjin në vend të paujë.
- 15 Ua plotësoi kërkesën e tyreua ngiu grykësinë e tyre.
- 16 Smirë i morën Moisiut në zemërimiëedhe Aronit, shenjtit të Zotit.
- 17 U hap toka dhe e përpiu Datanine groposi turmën e Abiramit.
- 18 U ndez zjarri në mbledhjen e tyreedhe flaka i dogji mëkatarët.
- 19 E punuan një viç në Horeb, adhuruan një shtatore metali.
- 20 E ndërruan Hyjin e tyreme truporen e një kau që ha sanë.
- 21 Harruan Hyjin që i shpëtoi, që bëri mrekulli në Egjipt,
- 22 punë të madhërishme në dheun e Kamit, emnesë në Detin e Kuq.
- 23 Mendoi Hyji farën t`ua shuante, por iu lut Moisiu, i zgjedhuri i tij, ndërmjetësoi përpara fytyrës së tijpër ta ngurruar zemërimin e tij, e dëgjoi e nuk ua treti farën.
- 24 Nuk shfaqën kujdes për tokën e dëshirueshme, nuk i besuan premtimit të tij.
- 25 Nynykatën në çadrat e tyre, nuk i vinin veshin zërit të Zotit.
- 26 Zoti e ngriti dorën e vet mbi ta, për t`i shtruar rrah në shkretëtirë,
- 27 se do t`i shpëdante trashëgimtarët e tyre ndër kombe, për të kërkuar vend më vend dherat e huaja.
- 28 Iu kushtuan hyjit Beelfegor, hëngrën flitë e të vdekurve.
- 29 E zemëruan Zotin me veprat e veta të këqijae mbi ta u sul plaga.
- 30 Flakëroi Fineesi e bëri gjyqe atëherë u zhduk plaga.
- 31 E iu çmua kjo vepër drejtësibrez pas brezi për amshim.
- 32 Prapë e hidhëruan tek ujërat Meriba, për shkak të tyre qe ndëshkuar edhe Moisiu,
- 33 sepse shpirtin aq fort ia helmuansaqë foli marrëzisht me buzë të veta.
- 34 Ata nuk i zhdukën popujtsikurse Zoti u kishte urdhëruar,
- 35 por u përzien me paganëdhe i mësuan veprat e tyre.
- 36 U shërbyen idhujve të tyredhe këta u bënë kurth për ta.
- 37 I flijuan djemtë e vete vajzat e veta djajve.
- 38 Derdhën gjakun e pafajshëm, rngjakun e djemve dhe të vajzave të vetaduke ua bërë therore idhujve të Kanaanit, vendi mbarë qe njollosur prej gjakut.
- 39 U përlyen me veprat e veta, nuk ia mbajtën besnikërinë me vepra të këqija.
- 40 Flakë u ndez Zoti me hidhërim kundër popullit të vetiu ndy ndër sy trashëgimi i vet.
- 41 I lëshoi në duar të paganëve:i sunduan ata që i urrenin.
- 42 Armiqtë e tyre i pëdoqëndhe qenë mposhtur nën kthetrat e tyre.
- 43 Shpeshherë Ai i shpëtonte, por ata e hidhëronin me synimet e tyredhe njolloseshin më zi në poshtërsitë e veta.
- 44 Përsëri i priri sytë e vet mbi takur e dëgjoi lutjen e tyre.
- 45 I ra ndër mend Besëlidhja me tadhe i erdhi keq sipas përdëllimit të vet të madh.
- 46 Bëri të gjejnë mëshirë tek ataqë i mbanin në robëri.
- 47 Na shpëto, o Zot, Hyji ynë, dhe na bashko prej popujve paganëqë ta lavdërojmë Emrin tënd të shenjtëe të mburremi me lavdinë tënde.
- 48 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, nga shekulli në shekull!Mbarë populli le të thotë: Amen! Amen!