Beselidhja e VjeterDalja: Lajmërimi i vdekjes së të parëlindurve
- 1 Zoti i tha Moisiut: Vetëm edhe me një plagë do ta godas faraonin e Egjiptin, atëherë po se do t`ju lërë të shkoni, madje edhe do t`ju shtrëngojë të dilni.
- 2 Prandaj thuaj mbarë popullit që secili njeri të kërkojë prej të afërmit të vet dhe secila grua prej të afërmes së saj enë argjendi dhe ari.
- 3 Vetë Zoti do të bëjë që egjiptianët të kenë ndjenja të mira ndaj popullit të Izraelit. Po edhe vetë Moisiu ishte njeri shumë i madh në dheun e Egjiptit në sy të ministrave të faraonit dhe të mbarë popullit.
- 4 Moisiu atëherë kumtoi: Kështu thotë Zoti: `Rreth mesnate do t`i bie anembanë Egjiptit.
- 5 Do të vdesë çdo i parëlindur në dheun e Egjiptit: prej të parëlindurit të faraonit që rri në fronin e tij deri tek i parëlinduri i shërbëtores që është pranë mokrës edhe të gjithë të parëlindurit e bagëtive.
- 6 Do të bëhet një gjëmë tejet e madhe në dheun e Egjiptit, aq e madhe saqë e tillë nuk qe më parë, as nuk do të ngjasë më vonë.
- 7 Kurse ndër bijtë e Izraelit nuk do të lehë qen as në njeri as në bagëti që ta dini se me ç`mrekulli të madhe do t`i ndajë Zoti egjiptianët prej izraelitëve.
- 8 Atëherë do të zbresin tek unë të gjithë këta shërbëtorë të tu dhe do të përkulen para meje e do të thonë: `Dil ti dhe populli që të ndjek. `Atëherë unë do të dal`! Moisiu i zemëruar për së tepërmi doli prej faraonit.
- 9 Zoti i tha Moisiut: Faraoni nuk do t`ju dëgjojë, për t`u shumuar mrekullitë e mia në dheun e Egjiptit.
- 10 Moisiu e Aroni i kishin bërë të gjitha këto mrekulli në sy të faraonit. Por Zoti e guroi zemrën e faraonit dhe nuk i lëshoi bijtë e Izraelit prej dheut të vet.