Beselidhja e VjeterDalja: Kënga e ngadhënjimit
- 1 Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit e kënduan këtë këngë në nder të Zotit e thanë:Le t`i këndojmë Zotit, sepse mrekullisht ngadhënjeu: kalë e kalorësplandosi në fund t`detit!
- 2 Zoti është forca dhe fuqia ime, Ai, veç Ai, më shpëtoi!Ai është Hyji im, Atë lavdëroj!Është Hyji i atit tim:Atë e lartësoj!
- 3 Zotin askush s`e mund, Jahve emrin e ka!
- 4 Qerre e ushtri të faraonitnë det i plandosi!Luftëtarët e tij të zgjedhurDeti i Kuq i mbuloi!
- 5 Pellgu i përpiu, humbën si spata në pus!
- 6 E djathta jote, o Zot, fuqi e tmerrueshme:e djathta jote e goditi armikun!
- 7 Madhëria jotei shpartallon kundërshtarët;i lëshon fre hidhërimitdhe i përpin si bykun!
- 8 Me frymën e fëlgrimit tënd ujërat u bashkuan: pendë u bënë valët shkumuese, thellësitë u ngurënnë fundin e detit!
- 9 Thoshte armiku:I sulem pas, do ta zë;do ta ndaj prenë;shpirti do të më ngopet, do të vringëlloj shpatën, dora ime do t`i vrasë!
- 10 I fryve detite deti i mbuloi!U zhdukën si plumbi në ujërat e përfrigueshme!
- 11 Kush është si Tindër zota, o Zot!?Kush është si Ti, i madhërueshëm në shenjtëri, i tmerrshëm dhe i lavdishëm, që bën mrekulli!?
- 12 Ti shtrive dorën, toka i përpiu!
- 13 Hiri yt e përcolli këtë popullqë Ti e shpërbleve;i prin me fuqinë tëndenë banesën tënde të shenjtë.
- 14 Dëgjuan popujt dhe u dridhën, rrëqethjet i kapën banorët e Filistesë!
- 15 U tmerruan atëherë prijësit e Edomit, moicat i kapën trimat e Moabit, u dridhën të gjithë banorët e Kanaanit!
- 16 Frikë e tmerrmbi ta u vërsul;prej madhërisë së krahut tëndshtangohen, bëhen gur, deri të kalojë populli yt, o Zot, deri të kalojë ky, populli yt, që është prona jote!
- 17 Do ta shtish dhe do ta mbjellëshnë malin e trashëgimit tënd, në banesën tënde të përhershme, që ti vetë e përgatite, o Zot, shenjtërore, o Zot, me duar të tua të përftuar!
- 18 Zoti do të sundojëpërgjithmonë e mot të jetës!
- 19 Sepse, si hynë kuajt e faraonit me karroca e me kalorësit e tij në det, Zoti i ktheu mbi ta ujërat e detit, kurse bijtë e Izraelit kaluan nëpër terik!
- 20 Atëherë Maria profeteshë, motra e Aronit, mori dajren në dorën e vet; pastaj dolën të gjitha gratë me dajre e filloi vallja!
- 21 Maria po i printe këngës:Le t`i këndojmë Zotit, sepse mrekullisht ngadhënjeu:kalë e kalorësplandosi në fund të detit!