Beselidhja e VjeterDalja: Rregulloret për dëmshpërblim
- 1 Nëse zihet vjedhësi duke thyer shtëpinë ose duke biruar murin e varrohet dhe prej varrës vdes, vrasësi nuk bie në gjak.
- 2 Por nëse e bën këtë pasi të ketë lerë dielli, bie në gjak. Vjedhësi le të kthejë gjithçka plotësisht. Nëse nuk ka me çka të kthejë, le të shitet për vjedhje.
- 3 Po u gjet tek ai bagëtia e gjallë, që e vodhi;bagëti e trashë ose bagëti e imët;le të kthejë dyfish.Rregulloret për dëmshpërblim
- 4 Kur ndokush e përdor për kullotë ndonjë arë të veten ose ndonjë vresht, e i lëshon bagëtitë e veta të kullotin arën e një tjetri, le të kthejë pikë për pikë prej arës së vet frytet e dëmtuara, po në qoftë se ia ka përmbysur krejtësisht, le t`ia kthejë me çfarë ka më të mirë nga ara e vet ose nga vreshti i vet.
- 5 Kush e ndez zjarrin dhe ferrat kapin e prej tij digjet drithi në duaj, në kallëz ose në arë, ai që e ndezi zjarrin le ta paguajë dëmin.
- 6 Kur ndokush i lë te ndonjë mik për t`ia ruajtur paratë ose gjëra të tjera dhe, i vidhen atij tek i cili qenë lënë në rojë, nëse gjendet vjedhësi, le të kthejë dy herë aq.
- 7 Po s`u gjet vjedhësi, i zoti i shtëpisë le të afrohet te Hyji dhe le të betohet se nuk ka vënë dorë në gjënë e të afërmit të vet.
- 8 Në çdo rast dëmtimi qoftë lidhur me gjedh, me gomar, me bagëti të imët ose me veshje, ose çfarëdo tjetër që sjell farë dëmi, nëse ndokush thotë: Ky është, të dy le të nxirren para Hyjit e, ai, të cilin Hyji ta dënojë, le t`i kthejë të afërmit dyfishin.
- 9 Kur ndokush ia lë të afërmit në rojë gomarin, kaun, delen ose edhe cilëndo bagëti e cof ose thyen qafën ose rrëmbehet prej armikut, por askush nuk e sheh,
- 10 beja e bërë para Zotit se nuk e ka shtrirë dorën mbi gjënë e shokut le ta ndajë çështjen ndër të dy; pronari le të kënaqet me benë e ai të mos detyrohet ta kthejë.
- 11 Po u vërtetua se e ka vjedhur, le ta kthejë,
- 12 nëse e ka shqyer egërsira, le ta sjellë të shqyerën për dëshmi e s`ka detyrë ta kthejë.
- 13 Kur dikush e huajon prej të afërmit të vet ndonjë kafshë e kjo ose gjymtohet apo cofë pa qenë aty pronari, e ka për detyrë ta paguajë.
- 14 Po i ndodhi kjo në praninë e pronarit, nuk e ka për detyrë t`ia paguajë, por po qe se ka qenë e huajuar me pagesë, atëherë të marrë pagën.Dhunimi i virgjërës
- 15 Kur ndokush e ngashnjen një vajzë virgjër, e ajo nuk është e fejuar dhe fle me të, le të japë për të çmimin martesor e le ta marrë për grua.
- 16 Por po qe se i ati i virgjërës nuk dëgjon t`ia japë, ngashnjyesit i duhet të japë për të shumën e parave që kërkohen për pajën martesore të vajzës.Ligje morale e fetare
- 17 Mos lejo të jetojë magjistarja!
- 18 Kush të bjerë me shtazë, le të vritet.
- 19 Kush u flijon idhujve;përveç një të vetmit Zot;le të vritet.
- 20 Mos e shfrytëzo as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit.
- 21 Mos e dëmtoni vejushën as bonjakun.
- 22 Nëse do t`i nëpërkëmbëni, ato do të kërkojnë ndihmë prej meje e unë do ta dëgjoj ankimin e tyre.
- 23 Atëherë hidhërimi im do të ndizet flakë e do t`ju pres me shpatë. Gratë do t`ju mbesin të veja e fëmijët bonjakë.
- 24 Nëse do t`i huajosh para ndokujt prej skamnorëve të popullit tim, që është me ty, mos u sill me të si t`i ishe kamatar: mos i meri kamatë.
- 25 Nëse për peng ia ke marrë të afërmit tënd gunën, ktheja para perëndimit të diellit.
- 26 Sepse ajo është i vetmi petk me të cilin e mbështjell trupin dhe s`ka tjetër në të cilin të bjerë të flejë. Nëse ankohet para meje, do ta dëgjoj, sepse kam dhembshuri.
- 27 Mos e shaj Hyjin e mos fol keq për prijësin e popullit tënd.Frytet e para të parëlindurit
- 28 Mos vono me flijimin e të ardhurave të lëmës e të verës.Mua ma jep të parëlindurin e djemve të tu.
- 29 Po kështu vepro edhe me bagëti të trasha e të imëta: shtatë ditë le të rrijë me t`ëmën e të tetën ditë ma jep mua.
- 30 Ju do të jeni për mua njerëz të shenjtë: mos e hani mishin e kafshëve të shqyera në fushë prej egërsirës, por qitjani qenve.