Beselidhja e VjeterDalja: Drejtësia. Detyrat ndaj armiqve
- 1 Mos i prano thashethemet e rreme. Mos i ndihmo keqbërësit duke dëshmuar për të rrejshëm.
- 2 Mos e ndiq shumicën për të vepruar të keqen, as mos dëshmo në gjyq duke i mbajtur krah shumicës për t`iu shmangur drejtësisë.
- 3 Mos e përkrah në gjyq as varfanjakun.
- 4 Po hase në kaun ose në gomarin e humbur të armikut, çoja.
- 5 Po e pe gomarin e atij që të urren të rrëzuar nën barrë, mos kalo, por ngrite bashkë me të.
- 6 Mos ia gjymto të drejtën varfanjakut tënd në gjyq.
- 7 Iki gënjeshtrës. Mos e vra të pafajshmin dhe të drejtin, sepse jam kundër keqbërësit.
- 8 Mos prano dhurata, sepse ato i verbojnë edhe të urtët e i përmbysin të drejtat e të drejtit.
- 9 Mos e nëpërkëmbni të ardhurin, sepse e njihni jetën e ardhacakut; edhe ju keni qenë ardhacakë në dheun e Egjiptit.Viti shtunor dhe e shtuna
- 10 Gjashtë vjet mbille tokën tënde e mblidhi frytet,
- 11 kurse të shtatin vit lëre djerr të pushojë që ta shfrytëzojnë të varfërit e popullit tënd dhe çfarë të teprojë le ta hanë kafshët e egra. Po kështu vepro edhe me vreshtin e ullishtën tënde.
- 12 Puno gjashtë ditë. Të shtatën ditë mos puno, që të pushojë kau e gomari yt, të marrë frymë djali i shërbëtores sate dhe i huaji.
- 13 Kini kujdes për të gjitha që ju kam thënë. Mos e thiri në ndihmë emrin e hyjnive të huaja: as mos të dëgjohet prej gojës sate.Festat e Izraelit
- 14 Tri herë në vit festo në nderin tim:
- 15 Kremtoje festën e të Pabrumeve: ha bukë të pabrume gjatë shtatë ditëve, siç të kam urdhëruar, në kohë të caktuar të muajit Abib, kur dole prej Egjiptit.Askush të mos dalë para meje me duar zbrazët.
- 16 Festo të kremten e Korrjes të fryteve të para që japin arat që të kesh mbjellë; po ashtu edhe të kremten e Mbledhjes në mbarim të vitit, kur t`i kesh bashkuar të gjitha prodhimet e tua të fushës.
- 17 Tri herë në vit çdo mashkull yti le të paraqitet para Zotit Hyj.
- 18 Gjakun e therores sime mos e flijo me bukë të brume; as mos e ruaj dhjamin e të kremtes sime për të nesërmen.
- 19 Më të mirat ndër frytet e para të tokës sate çoj në shtëpinë e Zotit, Hyjit tënd.Ruaj se zien edhin në qumështin e s`ëmës.Premtime dhe porosi për hyrjen në dheun Kanaan
- 20 Ja, po e dërgoj engjëllin që të prijë e të të ruajë gjatë udhëtimit e të të shtjerë në vendin që kam përgatitur.
- 21 Ki nderim për të dhe dëgjoje. Mos i kundërshto, sepse nuk do të falë në qoftë se mëkatoni, sepse në të është Emri im.
- 22 Nëse do ta dëgjosh zërin e tij e nëse do të bësh gjithçka them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu.
- 23 Engjëlli im do të prijë e do të shtjerë në dheun e Amorreut, të Heteut, të Ferezeut, të Kananeut, të Heveut e Jebuseut. Unë këta do t`i asgjësoj.
- 24 Ruaju se i adhuron hyjnitë e tyre e ruaj se u shërben. Mos bëj si bëjnë ata, por rrënoji hyjnitë e copëtoji gugulët e tyre.
- 25 Shërbejini Zotit, Hyjit tuaj, e unë do ta bekoj bukën tënde e ujin tënd e do t`i largoj prej gjirit tënd sëmundjet.
- 26 Asnjë grua në vendin tënd nuk do ta qesë fëmijën, asnjë nuk do të jetë beronjë. Do të bëj ta plotësosh numrin e ditëve të tua.
- 27 Si pararendësin tënd do ta dërgoj tmerrin tim e do ta pështjelloj çdo popull tek i cili do të hysh dhe të gjithë armiqtë e tu do t`i shtrëngoj ta kthejnë shpinën para teje,
- 28 do të dërgoj më parë grethat që t`i vënë në ikje Heveun, Kananeun e Heteun para se ti të hysh në dheun e tyre.
- 29 Nuk do t`i dëboj para teje brenda një viti që të mos bëhet toka e shkretë e të shtohen në dëmin tënd egërsirat e malit.
- 30 Pak nga pak do t`i dëboj para teje derisa të shumohesh e të jesh i zoti ta zotërosh tokën.
- 31 Do t`i vë kufijtë e tu prej Detit të Kuq deri në det të Filistenjve e prej shkretëtirës deri në Lumë. Në duart tuaja do t`i lëshoj banorët e vendit dhe do t`i largoj prej fytyrës tuaj.
- 32 Mos bëj besëlidhje me ta, as me hyjnitë e tyre.
- 33 Të mos banojnë në tokën tënde që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: sepse ti do t`u shërbeje hyjnive të tyre e kjo do të ishte kurth për ty.