Beselidhja e VjeterDalja: Ndihmat për shenjtëroren
- 1 Zoti i tha Moisiut:
- 2 Thuaju bijve të Izraelit të më sjellin dhurata. Pranoni prej secilit njeri që i jep vullnetarisht.
- 3 Meri këto dhurata: ar, argjend dhe bronz,
- 4 pëlhurë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur, li të tjerrë dhe lesh dhie,
- 5 lëkura të regjura deshësh të ngjyrosura kuq, lëkura delfini e dru akacie,
- 6 vaj për ndriçim, erëra të mira për vajra lyerjeje e kemimi të erëndshëm,
- 7 gurë oniksi dhe të tjerë gurë të paçmueshëm për të stolisur shpinoren dhe parzmoren.
- 8 Le të ma punojnë Shenjtëroren që të mund të banoj në mesin e tyre.
- 9 Në ndërtimin e Banesës dhe të të gjitha gjërave që i përkasin kultit, duhet t`i ndërtoni pikë për pikë sipas gjedhes që do ta tregoj ty.Tenda dhe orenditë e saja: Arka
- 10 Le ta punojnë Arkën prej drurit të akacies: dy kutë e gjysmë të gjatë, të gjerë një kut e gjysmë, të lartë po ashtu një kut e gjysmë.
- 11 Praroje me ar të pastër përbrenda e përjashta; sipër bëji përreth një brez ari.
- 12 Shkrij për të katër rrathë ari dhe mbërthej në katër këmbët e arkës: dy rrathë në njërin krah e dy të tjerë në krahun tjetër.
- 13 Punoj gjithashtu edhe shtagat druri të akacies dhe veshi me ar;
- 14 atëherë shtjeri në rrathë që janë në krahët e Arkës që të mbaret në to.
- 15 Shtagat le të jenë gjithmonë në rrathë dhe të mos hiqen askurrë prej tyre.
- 16 Në Arkë brenda vendoje Dëshminë që do ta jap.
- 17 Punoje kapakun;Pajtimoren prej arit të pastër: le të jetë e gjatë dy kutë e gjysmë e gjerë një kut e gjysmë.
- 18 Punoj edhe dy kerubinë të artë: farkoj në dy skajet e Pajtimores;
- 19 njëri kerubin të jetë në njërin skaj, e tjetri në tjetrin: mbërthej në dy skajet e Pajtimores, kështu që të përftojnë një tërësi.
- 20 Le t`i shtrijnë krahët përmbi që me krahët e tyre ta mbulojnë Pajtimoren; le të jenë fytyrë për fytyrë, me fytyrë mbi Pajtimoren,
- 21 me të cilën mbulohet Arka, në të cilën vendose Dëshminë që do ta jap ty.
- 22 Aty do të takohem me ty, e përmbi Pajtimoren ndërmjet dy kerubinëve që do të jenë mbi Arkën e Dëshmisë, do t`i jap të gjitha urdhërimet lidhur me izraelitët.Tryeza e bukëve të kushtimit
- 23 Punoje edhe një tryezë prej drurit të akacies të gjatë dy kutë, të gjerë një kut e të lartë një kut e gjysmë.
- 24 Praroje me ar krejtësisht të pastër e përreth punoje një brez ari.
- 25 Bëje pastaj buzën të gjerë katër gishta rreth e rreth e mbi të rreth e rreth një brez ari.
- 26 Punoj edhe katër rrathë të artë e vëri në katër këndet e tryezës te secila këmbë.
- 27 Përbri buzës do të jenë rrathët e artë për t`i futur nëpër ta shtagat për ta mbartur tryezën.
- 28 Edhe shtagat punoji prej drurit të akacies dhe veshi me ar. Me anë të tyre do të mbaret tryeza.
- 29 Puno edhe mashtka, gota, enë e kupa për t`i njomur kushtet; le të jenë prej arit të pastër.
- 30 Mbi tryezë vendosi bukët e kushtimit që të jenë në praninë time përgjithmonë.Shandani
- 31 Punoje edhe një shandan ari të kulluar. Shandani të jetë i farkuar. Baza e shtiza e tij, gotat e burbuqet dhe fletët le të jenë të shkrira një me të.
- 32 Të ketë gjashtë krahë: tre nga njëra anë e shtizës e tre nga ana tjetër.
- 33 Në njërin krah le të jenë tri gota në trajtë të lules së bajames si dhe burbuqet e fletët; po ashtu edhe tri gota në trajtë të lules së bajames si dhe burbuqet e gotat në krahun tjetër: kështu duhet të jenë të gjashtë krahët që dalin nga shtiza e shandanit.
- 34 Në vetë shtizën e shandanit të jenë katër gota në trajtë të lules së bajames po edhe burbuqet e fletët.
- 35 Çdo burbuqe nën dy krahët në tri vende e që janë gjashtë krahë që dalin nga e njëjta shtizë.
- 36 Burbuqet e krahët duhet të jenë një me shandanin që duhet të jetë i punuar prej arit të pastër, të farkuar.
- 37 Punoji edhe shtatë dritëza dhe vendosi mbi të që të ndiçojnë para tij.
- 38 Lotheqësit dhe lotpritësit e tyre le të jenë prej arit të kulluar.
- 39 Shandani me të gjitha pjesët përkatëse të tija le të jetë i rëndë një talent ari të kulluar.
- 40 Pra, kujdes, e punoje sipas gjedhes që të është dëftuar në mal.