Beselidhja e VjeterDalja: Banesa. Pëlhurat dhe mbuloja
- 1 Kurse Banesën punoje kështu: punoji dhjetë koltrina me pëlhurë liri të tjerrë ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur të qendisura me figura kerubinësh artistikisht.
- 2 Gjatësia e njërës pëlhurë: njëzet e tetë kutë; gjerësia katër kutë e njërës pëlhurë; masa e njëjtë e të gjitha koltrinave.
- 3 Pesë koltrina le të bashkohen njëra me tjetrën, e pesë tjerat po ashtu duhet të bashkohen njëra me tjetrën.
- 4 Punoji edhe vjegëzat prej leshit ngjyrë viollce në kindin e njërës koltrinë në fund në vend ku përpiqen, po kështu puno edhe në koltrinën tjetër në kindin ku duhet të përpiqen.
- 5 Punoji pesëdhjetë vjegëza në kindin e njërës koltrinë e pesëdhjetë vjegëza në kindin e koltrinës tjetër. Vjegëzat le të punohen njëra kundrejt tjetrës.
- 6 Punoji edhe pesëdhjetë komçarë ari, me të cilët do të lidhen pëlhurat e koltrinave, që Banesa të bëhet një tërësi.
- 7 Punoji edhe njëmbëdhjetë çulla me lesh dhish për Tendën mbi Banesën.
- 8 Gjatësia e çullit të jetë tridhjetë kutë, kurse gjerësia të jetë katër kutë; të gjithë çullat të kenë të njëjtën masë.
- 9 Përpiqi pesë çulla veçmas e pastaj edhe gjashtë të tjerët veçmas, por ashtu që çulli i gjashtë të bëhet dyfish në ballë të Tendës.
- 10 Punoj pesëdhjetë vjegëza në buzë të çullit të fundit në vend të përpjekjes të të parit e pesëdhjetë në buzë të çullit në vend të përpjekjes së tjetrit.
- 11 Punoji edhe pesëdhjetë komçarë bronzi, me të cilët të mbërthehen vjegëzat që prej të gjithëve të bëhet Banesa një tërësi.
- 12 E sa tepron prej çullave të përgatitur për mbulojë, d. m. th. një çull i dyfishuar, me gjysmën e tij mbuloje pjesën e sprasme të Banesës;
- 13 një kut që tepron në njërën anë e një kut që tepron në anën tjetër për gjatësi të çullave të Tendës, le të bien mbi dy krahët e Banesës për ta mbrojtur nga njëra anë e nga ana tjetër.
- 14 Punoje pastaj edhe një mbulesë tjetër për Banesën. Të jetë prej lëkurave të regjura e të ngjyrosura kuq deshësh dhe edhe një mbulesë tjetër me lëkura delfinësh.Lënda drusore
- 15 Prej drurit të akacies punoji dërrasat pingule të Banesës.
- 16 Secila të jetë e gjatë dhjetë kutë dhe e gjerë një kut e gjysmë.
- 17 Çdo dërrasë t`i ketë dy kunja me të cilët të lidhet dërrasa me dërrasë; kështu punoji të gjitha dërrasat e Banesës.
- 18 Këso dërrasash të jenë për krahun e jugut që kthen prej mesditës njëzet.
- 19 Për ta shkrij dyzet fundra argjendi, dy baza për dy kunjat e dërrasës së parë, e kështu rëndom dy baza për dy kunja të secilës dërrasë.
- 20 Po ashtu në krahun e dytë të Banesës që është në anë të veriut, punoj njëzet dërrasa,
- 21 dhe të kenë dyzetë fundra argjendi: nga dy fundra duhet t`i vihen secilës dërrasë.
- 22 Në anën e fundme të Banesës, në perëndim, vëri gjashtë dërrasa.
- 23 Punoji edhe dy dërrasa për të tjera që do të ngulen në kënde të Banesës përpas.
- 24 Kështu le të jenë binjake prej poshtë e deri lart të bashkuara në një tërësi; të tilla le të jenë këto të dyja për të dy këndet.
- 25 Pra, le të jenë tetë dërrasa me fundrat e tyre të argjendta: gjashtëmbëdhjetë fundra të argjendta, vëri nga dy fundra secilës dërrasë.
- 26 Punoji edhe tërthorcat prej drurit të akacies: pesë për t`i mbajtur dërrasat në njërën anë
- 27 e pesë për anën tjetër të Banesës e pesë për pjesën pas në krahun e perëndimit.
- 28 Tërthorca e mesme le të shkojë për mjedis të dërrasave prej njërit skaj në tjetrin.
- 29 Dërrasat veshi me ar dhe shkrij për to rrathë ari,
- 30 nëpër të cilët tërthorcat do të përshkohen; punoji prej ari.Tisi
- 31 Punoje edhe koltrinën prej pëlhure ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe prej lirit të tjerrë me kerubina të qendisur në të me mjeshtri.
- 32 Vare në katër shtyllakë prej drurit të akacies. Edhe këta duhet të jenë të praruar, komçarët t`i kenë të artë e fundrat të argjendta.
- 33 Vare koltrinën në varëse e pas saj fute Arkën e Dëshmisë. Kështu tisi do ta ndajë Shenjtëroren nga Shenjtërorja e shenjtërve.
- 34 Vëre edhe Pajtimoren mbi Arkën e Dëshmisë në Shenjtëroren e shenjtërve,
- 35 kurse tryezën jashtë koltrinës e shandanin në anën e jugut të Banesës, përballë tryezës. Tryezën vendoje në anë të veriut.
- 36 Për në hyrje të tendës punoje dhe një napë prej pëlhure ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur me li të përpunuar të qendisur me mjeshtri.
- 37 Për napën punoji pesë shtyllakë prej drurit të akacies të praruar, para të cilëve do të vihet napa. Komçarët le të punohen prej arit, e bazat prej bronzit.