Beselidhja e VjeterDalja: Punëtorët e shenjtërores
- 1 Prapë Zoti foli me Moisiun e i tha:
- 2 Për emër e thirra Beseleelin, të birin e Uriut, djalit të Hurit, prej fisit të Judës
- 3 dhe e mbusha me shpirtin e Hyjit, me shkathtësi, dije e aftësi për çdo veprimtari:
- 4 të sendërtojë gjithçka mund të punohet me ar, me argjend e me bronz,
- 5 t`i presë margaritarët e t`i vendojë; të gdhendë në dru, të kryejë çdo vepër.
- 6 Për shok ia dhashë Ooliabin, birin e Ahisamehut, të fisit Dan; e kam pajisur me dije zemrën e secilit mjeshtër me aftësi që t`i punojnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:
- 7 Tendën e takimit, Arkën e Dëshmisë e Pajtimoren, që është mbi të, dhe të gjitha enët e Tendës,
- 8 tryezën dhe të gjitha veglat përkatëse të saj, shandanin e pastër me të gjitha veglat përkatëse të tij dhe lterin e kemimit
- 9 si dhe lterin e flive të shkrumbimit me të gjitha veglat përkatëse të tyre, legenin me fundësorin e tij,
- 10 petkat e stolisë e petkat e shenjta të Aronit prift dhe të bijve të tij për shërbesën e tyre priftërore,
- 11 pastaj vajin për shugurim dhe temjanin e erërave të mira për Shenjtërore: do t`i sendërtojnë të gjitha që të kam urdhëruar.Pushimi shtunor
- 12 Zoti foli përsëri me Moisiun e i tha:
- 13 Fol me izraelitët dhe thuaju: `Mbani të shtunën time, sepse është shenja ndërmjet meje e jush e vlefshme edhe për pasardhësit tuaj, që ta dini mirë se unë jam Zoti që ju shenjtëroj.
- 14 Mbajeni, pra, të shtunën, sepse e shtuna është e shenjtë për ju. Kush ta çnderojë, le të vritet, e kush të punojë atë ditë, le të shqimet prej popullit të vet.
- 15 Punoni gjatë gjashtë ditëve; e shtata ditë është e shtunë;pushim i shenjtë në nder të Zotit: kushdo të punojë në këtë ditë, le të vdesë!
- 16 Le ta ruajnë, pra, izraelitët të shtunën dhe le ta kremtojnë brezni më brezni, sepse është besëlidhje e përhershme
- 17 mes meje e bijve të Izraelit dhe shenjë e gjithmonshme. Paj, gjatë gjashtë ditëve Zoti e bëri qiellin e tokën, e të shtatën ditë e la punën e mori frymë.Moisiu merr rrasat e Besëlidhjes
- 18 Kur Zoti kreu së foluri me Moisiun në malin Sinai, ia dha dy rrasat e Dëshmisë, rrasa të gurta të shkruara me gishtin e Hyjit.