Beselidhja e VjeterDalja: Viçi i artë
- 1 Kur populli pa se Moisiu po vonontetë zbresë nga mali, u bashkua te Aroni e i tha: Ngritu e na i puno disa hyjni që të na prijnë! Nuk dimë se çfarë i ka ndodhur atij njeriu, Moisiut, që na nxori nga dheu i Egjiptit.
- 2 Aroni u përgjigj: Ua hiqni vathët e artë prej veshëve grave të bijve tuaj, e të bijave tuaja, e bini tek unë.
- 3 Mbarë populli bëri siç i urdhëroi Aroni dhe ia solli vathët.
- 4 Pasi i mori këta dha të punohet me daltë trajta e viçit dhe me ta e punoi viçin e metaltë. Ata thanë: Ja, hyjnitë e tua, o Izrael, që të nxorën nga dheu i Egjiptit.
- 5 Kur pa Aroni dha të punohet një lter para trupores dhe me zë të zëdhënësit shpalli: Nesër do të festojmë në nder të Zotit.
- 6 Të nesërmen, mëkuan heret, kushtuan fli shkrumbimi dhe fli pajtimi. Atëherë populli u ul të hajë e të pijë. Pastaj u ngrit të defrejë.Zoti e vë në dijeni Moisiun
- 7 Por Zoti i tha Moisiut: Mos vono e zbrit poshtë, sepse populli yt që e nxore nga dheu i Egjiptit, u prish.
- 8 E lanë me të shpejtë rrugën që ua kam caktuar. Punuan një viç të metaltë e adhuruan dhe i kushtuan fli e thanë: Këta janë zotat e tu, o Izrael, që të nxorën nga dheu i Egjiptit!
- 9 Pastaj Zoti i tha Moisiut: Po shoh se ky popull është popull zverkngurrtë.
- 10 Më lësho të ndizet flakë hidhërimi im kundër tij e ta shfaros e pastaj prej teje do të bëj një popull të madh.Moisiu lutet për popullin
- 11 Porse Moisiu i lutej Zotit, Hyjit të vet, e i thoshte: Përse, o Zot, do të ndizet flakë hidhërimi yt kundër popullit tënd, të cilin e nxore nga dheu i Egjiptit me fuqi të madhe e dorë të fortë?
- 12 Jo, të lutem, që të mos thonë egjiptianët: `I nxori me dredhi që t`i vrasë në male e t`i shfarosë nga toka. `Le të qetësohet hidhërimi yt dhe dëftohu i mëshirshëm mbi të keqen e popullit tënd.
- 13 Të bie ndër mend Abrahami, Izaku e Izraeli, shërbëtorët e tu, të cilëve u përbetove me vetvete, kur u the: `Do ta shtoj farën tuaj si yjet e qiellit dhe tërë këtë tokë, për të cilën ju fola, do t`ia jap farës suaj; e do të jetë juaja përgjithmonë`.
- 14 Zoti pati mëshirë dhe nuk ia çoi të keqen me të cilën i ishte kërcënuar popullit të vet.Moisiu i copëton rrasat e Ligjit
- 15 Moisiu u kthye dhe zbriti prej malit me dy rrasat e Dëshmisë në dorë, të shkruara në të dy anët,
- 16 vepër e Hyjit; edhe shkrimi ishte i Hyjit, i gdhendur në rrasa.
- 17 Jozuehi dëgjoi zhurmën e popullit që bërtiste e i tha Moisiut: Kushtrim lufte në zemërimië!
- 18 Moisiu iu përgjigj:S` është brohori ngadhënjyesish, as vaj i të vënëve në ikje: britmë këngëtarësh unë dëgjoj!
- 19 Kur iu afrua zemërimiës pa viçin e vallet. Moisiu, i hidhëruar për së tepërmi, i hodhi prej dorës rrasat dhe i copëtoi në rrëzë të malit.
- 20 E kapi viçin që ata kishin punuar, e dogji në zjarr dhe e thërmoi dhe e bëri pluhur, pluhurin e qiti në ujë dhe i shtrëngoi izraelitët ta pinë.
- 21 Atëherë i tha Aronit: Çfarë të ka bërë ky popull që e ngarkove me më të madhin mëkat?
- 22 Ai iu përgjigj: Mos m`u hidhëro, imzot. Ti e njeh mirë këtë popull se është i gatshëm të bëjë të keqen.
- 23 Ata më thanë: `Na i puno zotat që të na prijnë; nuk dimë se çfarë i ka ndodhur këtij Moisiu, njeriut që na nxori nga dheu i Egjiptit.`
- 24 Unë u thashë: `Kush prej jush ka ar? `E morën e ma prunë, unë e qita në zjarr dhe doli ky viç.elli i levitëve
- 25 E pa, pra, Moisiu se populli ishte i shfrenuar, sepse Aroni ia kishte lëshuar frerin aq sa ishte bërë lojë për kundërshtarët e tij.
- 26 Moisiu zuri vend në derë të zemërimiës dhe thirri: Kush është për Zotin, le të vijë tek unë! E rrethuan të gjithë bijtë e Levit.
- 27 Moisiu u tha: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: `Secili le ta ngjeshë në ijë shpatën e vet. Përshkojeni e ripërshkojeni zemërimiën derë më derë e le të vrasë secili vëllanë e mikun e të afërmin e vet`.
- 28 Bijtë e Levit bënë gjithë si ju tha Moisiu: ranë vdekur prej popullit atë ditë rreth tri mijë njerëz.
- 29 Atëherë Moisiu u tha: Sot iu kushtuat Zotit për shërbesë, kush me çmim të djalit, kush me çmim të vëllait të vet, që ta fitoni bekimin.Moisiu përsëri ndërmjetëson
- 30 Të nesërmen Moisiu i tha popullit: Keni bërë mëkat të madh fort. Unë po ngjitem te Zoti; kushedi, ndoshta mund të nxjerr me lutje falje për fajin tuaj.
- 31 Moisiu u kthye te Zoti e u lut: Vaj për mua! Ky popull bëri mëkat të madh: punuan zota të artë për vete! Por falja fajin kësaj herë...
- 32 ose, nëse nuk e fal, atëherë më shlyej mua prej librit tënd që ke shkruar.
- 33 Zoti iu përgjigj: Do ta shlyej prej librit tim atë që ka mëkatuar kundër meje.
- 34 Ti shko e çoje këtë popull ku të kam thënë. Para teje do të shkojë engjëlli im. Ditën, kur do të dua të ndërmarr masat e mia, do ta ndëshkoj edhe këtë mëkat të tyre.
- 35 E Zoti e ndëshkoi popullin pse e kishte punuar viçin, të punuar prej Aronit.