Beselidhja e VjeterDalja: Urdhri i çojës
- 1 Zoti i tha Moisiut: Çohu, nisu prej këtij vendi ti e populli yt që e nxore nga dheu i Egjiptit në drejtim të tokës që ia premtova me përbetim Abrahamit, Izakut e Jakobit kur thashë: Do t`ia jap farës sate.
- 2 Para teje do ta dërgoj engjëllin e do t`i dëboj para teje kanaanët, amorrenjtë, hetenjtë, ferezenjtë, hevenjtë e jebusenjtë,
- 3 e do të hysh në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë... Por unë nuk do të ngjitem atje bashkë me ty, që të mos më duhet t`u qes fare gjatë udhëtimit, sepse jeni popull kokëfortë.
- 4 Populli, kur e dëgjoi këtë lajm të zi, mbajti zi dhe askush nuk i veshi më petkat e stolisë.
- 5 E Zoti i tha Moisiut: Thuaju izraelitëve: Je popull zverkngurrtë. Edhe një moment të vetëm po të ecja me ju, do t`ju shfarosja. Por tani hiqni stolitë tuaja, e do të shoh se çfarë duhet të bëj me ju.
- 6 Izraelitët i hoqën stolitë e veta që prej malit Horeb.Tenda
- 7 Moisiu e merrte për çdo çojë Tendën dhe e ngrehte për Të jashtë zemërimiës, mjaft larg zemërimiës. E quajti: Tenda e takimit. Kushdo që donte të marrë ndonjë këshillë prej Zotit, i duhej të dalë jashtë zemërimiës për të shkuar te Tenda e takimit.
- 8 Kur Moisiu dilte për të shkuar te Tenda, mbarë populli ngritej në këmbë e qëndronte në derë të çadrës së vet e shikonte pas Moisiut deri sa ky hynte në Tendë.
- 9 Kur Moisiu hynte në Tendë, zbriste shtylla e resë në derën e Tendës e aty qëndronte. Atëherë Zoti fliste me Moisiun.
- 10 Mbarë populli e shihte shtyllën e resë që qëndronte në hyrjen e Tendës, e të gjithë ngriheshin në këmbë e përkuleshin thellë në adhurim në derë të tendës së vet.
- 11 E Zoti fliste me Moisiun fytyrë për fytyrë, siç flet njeriu me mikun e vet. Pastaj Moisiu kthehej në zemërimië, kurse ndihmësi i tij, djaloshi Jozueh, biri i Nunit, nuk dilte jashtë Tendës.Lutja e Moisiut
- 12 Moisiu i tha Zotit: Ti më urdhëron ta çoj këtë popull, por nuk ma zbulove kë do të dërgosh me mua. E pra, më ke thënë: `Të njoh për emër dhe ti e gëzon përkrahjen time`.
- 13 Nëse, pra, unë e gëzoj përkrahjen tënde, ma trego udhën tënde, që të të kuptoj e ta gëzoj gjithnjë përkrahjen tënde. Mos harro se ky komb është populli yt.
- 14 Zoti tha: Unë vetë do të vij me ty e do të të jap pushim.
- 15 E Moisiu vazhdoi: Nëse ti vetë nuk vjen me ne, atëherë mos na bëj të çohemi prej këtij vendi.
- 16 E me çka atëherë do të dihet se kam gjetur hir para syve të tu unë edhe populli yt, po qe se nuk shtegton me ne që të mburremi unë dhe populli yt të dalluar në shenjë ndër të gjithë popujt e tjerë, që banojnë mbi tokë?
- 17 Zoti iu përgjigj Moisiut: Do ta plotësoj edhe këtë kërkesë që po bën, sepse ke gjetur hir para syve të mi dhe të njoh për emër.Moisiu në mal
- 18 Moisiu i tha: Ma dëfto lavdinë tënde.
- 19 Zoti iu përgjigj: Unë do ta kaloj para teje tërë shkëlqimin tim, do ta kumtoj para teje emrin tim: Zot; i jap përkrahjen time kujt dua t`ia jap, e mëshiroj atë, për të cilin dua t`i bëj mëshirë.
- 20 E shtoi përsëri: Por nuk do të mund ta shikosh fytyrën time, sepse njeriu nuk mund të më shohë mua e të mbetet në jetë.
- 21 Zoti shtoi edhe: Ja, tha, ka vend këtu afër meje. Qëndro mbi shkëmb!
- 22 Kur të kalojë lavdia ime, do të të fus në plasën e shkëmbit e do të të mbroj me të djathtën time derisa të kaloj;
- 23 do ta heq dorën time e do të ma shikosh shpinën; porse fytyra ime nuk mund të shihet.