Beselidhja e VjeterDalja: Të venduarit dhe shugurimi i Shenjtërores
- 1 Zoti foli me Moisiun dhe i tha:
- 2 Vendoje në të Arkën e Dëshmisë, atëherë Arkës vëri para koltrinën.
- 3 Sille tryezën e vër mbi të rendas çfarë duhet vënë. Shtjere edhe shandanin me dritëzat e tija
- 4 edhe lterin e artë, në të cilin digjet kemi, vëre para Arkës së Dëshmisë. Atëherë vare koltrinën në hyrje të Banesës.
- 5 Vendoje lterin e flive të shkrumbimit para derës së Banesës të Tendës së takimit.
- 6 Legenin vendoje ndërmjet të lterit dhe të Tendës së takimit dhe mbushe me ujë.
- 7 Tremen rrethoje me koltrina dhe në derën e saj vëre lavjerrcin.
- 8 Pastaj merr vaj shugurimi e lyeje Banesën dhe gjithçka është në të dhe shuguroje me pjesët përkatëse të sajat, dhe do të jetë e shenjtë.
- 9 Lyeje edhe lterin e flive të shkrumbimit dhe të gjitha veglat e tija dhe shuguroje lterin dhe do të jetë gjë tejet e shenjtë.
- 10 Lyeje edhe legenin me fundësorin e tij dhe shuguroje.
- 11 Afroje Aronin dhe bijtë e tij te hyrja e Tendës së takimit dhe, pasi t'i kesh larë me ujë,
- 12 veshe Aronin me petkat e shenjta, lyeje e shuguroje që ta ushtrojë priftërinë time.
- 13 Afroji edhe bijtë e tij e veshi me këmisha
- 14 dhe lyeji edhe ata siç e leve të atin e tyre që ta ushtrojnë priftërinë në nderin tim dhe lyerja e tyre do të jetë për ta hyrje në priftëri të përhershme në të gjitha breznitë e tyre.Zbatimi i urdhrave të Zotit
- 15 Moisiu i bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti: ashtu edhe bëri.
- 16 Kështu, pra, të parën ditë të muajit të parë të vitit të dytë u ngreh Banesa.
- 17 Moisiu e ngriti atë, vendosi bazat, dërrasat e shtagat dhe i ngriti shtyllakët.
- 18 Atëherë e shtriu tendën përmbi Banesë e mbi të vuri mbulesën e Tendës, po ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 19 Pastaj e mori Dëshminë dhe e futi në Arkë. Arkës i vuri shtagat e atëherë e vuri mbi Arkë Pajtimoren.
- 20 Pasi e futi Arkën në Banesë, e vari para saj koltrinën, ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 21 E vendosi edhe tryezën në Tendën e takimit në anën e veriut të Banesës, jashtë koltrinës,
- 22 dhe i renditi në të bukët e kushtimit siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 23 E vendosi edhe shandanin në Tendën e takimit përballë tryezës në anën e jugut të Banesës.
- 24 I vuri dritëzat në vendet e caktuara ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 25 E vendosi edhe lterin e artë në Tendën e takimit, para koltrinës.
- 26 Në të ndezi kemin e erëndshëm siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 27 Vari edhe koltrinën në hyrje të Banesës,
- 28 vendosi edhe lterin e flive të shkru mbimit te hyrja në Banesë, në Tendën e takimit. Në të e kushtoi flinë e shkrumbimit dhe flinë bimore, siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 29 E vendosi edhe legenin ndërmjet Tendës së takimit e lterit dhe e mbushi me ujë.
- 30 Moisiu, Aroni dhe bijtë e Aronit i lanë duart e këmbët.
- 31 I lanin kur hynin në Tendën e takimit e kur afroheshin te lteri siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
- 32 Atëherë Moisiu e ndërtoi edhe tremen për rreth Banesës e lterit dhe e vendosi koltrinën në derën e tremës.Kështu i dha fund punës.Zoti e merr për pronë shenjtëroren
- 33 Atëherë reja e mbuloi Tendën e takimit dhe Lavdia e Zotit e mbushi Banesën.
- 34 Moisiu nuk mundi të hyjë në Tendën e takimit, për shkak të resë që rrinte mbi të dhe të Lavdisë së Zotit që e kishte mbushur Banesën.Reja i udhëheq izraelitët
- 35 Gjatë krejt kohës së shtegtimit, kurdo që reja ngrihej prej Banesës, izraelitët çoheshin,
- 36 e nëse reja nuk çohej, izraelitët nuk merin udhëtim deri atë ditë kur ngrihej reja prej Banesës.
- 37 Gjatë krejt kohës së shtegtimit të tyre reja e Zotit ditën e mbulonte Banesën, kurse natën dukej në të zjarri që e shihte mbarë shtëpia e Izraelit.