Beselidhja e VjeterDalja: Tregim i ri i thirrjes së Moisiut
- 1 Zoti i tha Moisiut: Tani do të shohësh çka do t`i bëj faraonit! Sepse, nën peshën e dorës së rëndë do t`i lëshojë dhe madje përdhunë do t`i dëbojë prej vendit të vet!Tregim i ri i thirrjes së Moisiut
- 2 Zoti foli me Moisiun e tha: Unë jam Zoti,
- 3 që iu dëftova Abrahamit, Izakut e Jakobit si Hyj i gjithëpushtetshëm. Unë atyre nuk ua tregova emrin tim Zot.
- 4 Unë edhe bëra besëlidhje me ta se do t`ua jap dheun Kanaan;tokën e çojave të tyre, në të cilën banuan si të huaj.
- 5 Unë e dëgjova dënesjen e izraelitëve, sepse egjiptianët i shtypën dhe m`u kujtua besëlidhja ime.
- 6 Prandaj thuaju bijve të Izraelit: Unë jam Zoti që do t`i nxjerr nga shtypja e egjiptianëve! Unë do t`ju shpëtoj nga skllavëria dhe do t`ju shpërblej me goditje të fuqishme, duke i ndëshkuar rëndë!
- 7 Juve do t`ju marr për popullin tim dhe do të jem Hyji juaj. Atëherë do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj, kur do t`ju shpëtoj nga shtypja e egjiptianëve
- 8 dhe do t`ju fus në tokën, mbi të cilën u përbeva se do t`ia jap Abrahamit, Izakut e Jakobit. Unë, Zoti, do t`jua jap për pronë!
- 9 Moisiu të gjitha këto ua tregoi bijve të Izraelit, por ata nuk ia vinin fare veshin, sepse ishin shpirtërisht tepër të ngushtuar nga puna tepër e rëndë.
- 10 E Zoti prapë i tha Moisiut:
- 11 Hyr dhe fol me faraonin, mbretin e Egjiptit, që t`i lëshojë bijtë e Izraelit prej dheut të tij!
- 12 Moisiu foli në praninë e Zotit: Ja, as bijtë e Izraelit nuk më dëgjojnë, po si atëherë do të më dëgjojë faraoni, sidomos kur nuk jam gojëmbarë?
- 13 Zoti foli përsëri me Moisiun e me Aronin dhe u urdhëroi të shkojnë njëherë te bijtë e Izraelit e pastaj te faraoni, mbreti i Egjiptit, për t`i nxjerrë izraelitët nga dheu i Egjiptit.Breznitë e Moisiut e të Aronit
- 14 Këta janë zotët e shtëpive sipas familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të të parëlindurit të Izraelit: Henoku, Faluu, Hesroni dhe Karmiu. Këto janë familjet e Rubenit.
- 15 Bijtë e Simonit: Jamueli, Jamini, Ahodi, Jakini, Soari dhe Sauli, biri i Kananeases. Këto janë familjet e Simonit.
- 16 Këta janë emrat e bijve të Levit sipas familjeve të tyre: Gersoni, Kaati dhe Merariu. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
- 17 Bijtë e Gersonit: Lobniu dhe Semeia sipas familjeve të tyre.
- 18 Bijtë e Kaatit: Amrami, Isaari, Hebroni, Ozieli. Kaati jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.
- 19 Bijtë e Merariut: Moholiu dhe Musiu. Këto janë familjet e Levit sipas breznive të tyre.
- 20 Amrami e mori për grua Johabedën, emtën e vet. Ajo i lindi Aronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
- 21 Bijtë e Isaharit: Koreu, Nefegu dhe Zehriu.
- 22 Bijtë e Ozielit: Misaeli, Elisafani dhe Setriu.
- 23 Aroni mori për grua Elizabetën, bijën e Aminadabit, motrën e Nahasonit. Kjo i lindi Nadabin, Abiun, Eleazarin dhe Itamarin.
- 24 Bijtë e Koreut: Asiri, Elkanai dhe Abiasafi. Kjo është familja e Koritajve.
- 25 Kurse Eleazari mori për grua një vajzë të Futielit, që i lindi Fineesin. Këta janë trungjet e familjeve të Levitajve, sipas barqeve të tyre.
- 26 Ky është ai Aroni dhe Moisiu, të cilëve u urdhëroi Zoti që t`i nxjerrin bijtë e Izraelit turma-turma prej dheut të Egjiptit.
- 27 Këta janë ata që folën me faraonin, mbretin e Egjiptit, që t`i nxjerrin bijtë e Izraelit prej Egjiptit: janë po ai Moisi dhe ai Aron.Përsëritet tregimi i thirrjes së Moisiut
- 28 Kjo ndodhi atë ditë, kur Zoti i foli Moisiut në dheun e Egjiptit:
- 29 Zoti i tha Moisiut: Unë jam Zoti! Thuaj faraonit, mbretit të Egjiptit, thuaj gjithçka po të them unë ty.
- 30 Moisiu foli në praninë e Zotit: Ja, unë nuk jam gojëmbarë! Si do të më dëgjojë faraoni?