Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Qielli është i lartë, toka është e thellë
- 1 Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit që i mblodhën njerëzit e Ezekisë, mbretit të Judës:
- 2 Është lavdi e Hyjit të veprojë në fshehtësi, lavdia e mbretërve është të veprojnë pas shqyrtimit.
- 3 Qielli është i lartë, toka është e thellë, kurse zemra e mbretit është e pashqyrtueshme.
- 4 Hiqja ndryshkun argjenditdhe do të dalë një enë e bukur prej argjendtarit;
- 5 largoje të patenzonin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të përforcohet nga drejtësia.
- 6 Para mbretit mos u mba i madhdhe mos qëndro në vend të të mëdhenjve,
- 7 sepse është më mirë të të thuhet: Ngjitu këtu!, sesa të përulesh në sytë e princit.
- 8 Çka kanë parë sytë e tumos u ngut ta qitësh menjëherë në gjyq, sepse çfarë do të bësh pastaj, kur të të ketë qitur poshtë kundërshtari yt?
- 9 Rrahe në gjyq çështjen tënde me të afërmin tënd, por mos e zbulo fshehtësinë e tjetrit,
- 10 që rastësisht të mos të shajë kur të ketë dëgjuare të mos bjerë turpi mbi ty.
- 11 Mollë të arta në enë argjendifjala e thënë në kohën e vet.
- 12 Vath i artë dhe margaritar i ndritshëmi urti që qorton veshin e dëgjueshëm.
- 13 Si fresku i borës në kohën e të korravei tillë është i dërguari besnik për atë që e dërgoi:ia përtërit shpirtin e tij.
- 14 Re dhe erë e shi që s`bie është lëvduesi që s`i plotëson zotimet.
- 15 Me duresë të qëndrueshme zbutet princi, rngjuha e butë i copëton eshtrat.
- 16 Hase në mjaltë? Ha sa të bën mirëqë, rastësisht, i ngopur për së tepërmi, të mos e vjellësh.
- 17 Mos shkel shpesh në shtëpinë e mikutqë të mos t`ia mërzitësh e të ketë rëndë.
- 18 Maj e shpatë e shigjetë e mprehtëështë njeriu që bën dëshmi të rreme kundër të afërmit të vet.
- 19 Dhëmb i prishur e këmbë e çalëështë ai që shpreson në të pabesin në ditë të ngushtë.
- 20 Si ai që e heq në të ftohtë leshnikun, si uthulla në plagëështë ai që këndon para atij që e ka zemrën e thyer.
- 21 Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi të pijë:
- 22 kështu grumbullon mbi kokë të tij prushe Zoti do ta shpaguajë.
- 23 Era e veriut bie shiundhe gjuha përqeshëse fytyrën e trishtuar.
- 24 Më mirë është të rrish në buzë të pullazit se në shtëpi të përbashkët me gruan grindavece.
- 25 Si uji i freskët për fytin e etshëmështë lajmi i mirë prej vendit të largët.
- 26 Si kroi i turbullt e burimi i prishurështë i drejti që përulet para të paudhit.
- 27 Të hash për së tepërmi mjaltë s`është mirë, as nder s`është të kërkosh lavdi të tepruara.
- 28 Qytet i rrënuar e pa mur rrethuesështë burri që s`është i zoti ta përmbajë vetveten.