Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Përgjigjja e ëmbël e zbut hidhërimin
- 1 Përgjigjja e ëmbël e zbut hidhërimin, fjala e rëndë ngreh zemërimin.
- 2 Gjuha e të urtëve pikon dijen, goja e të marrëve valon marrëzinë.
- 3 Sytë e Zotit janë në çdo vend:i vrojtojnë të marrët e të urtët.
- 4 Gjuha e ëmbël është dru e jetës, kurse e ashpra plagos shpirtin.
- 5 I pamendi e përqesh mësimin e t`et, ndërsa kush i pranon qortimet, bëhet më i urtë.
- 6 Në shtëpinë e të urtit pasuri e madhe, fryti i të patenzonit shkatërrimi.
- 7 Buzët e të urtëve mbjellin urtinëzemra e të marrëve nuk do të jetë e drejtë.
- 8 Flitë e të patenzonëve i neveriten Zotitkurse kushtet e të drejtëve i pëlqejnë Atij.
- 9 Zoti e urren sjelljen e të paudhit, kurse e do atë që e ndjek drejtësinë.
- 10 Ndëshkim të rëndë ka kush e lë udhën e drejtë, kush i urren qortimet, do të vdesë.
- 11 Nëntoka dhe Humnera janë para Zotit:aq më tepër zemra e bijve të njerëzve!
- 12 Përqeshësi nuk e do atë që e qorton, ai nuk shkon me të urtët.
- 13 Zemra e gëzuar e kthjell fytyrën, kurse në hidhërim të zemrës shpirti ligështohet.
- 14 Zemra e të urtit kërkon mësimin, kurse goja e të marrit ushqehet me marrëzirë.
- 15 Të gjitha ditët e të mjeruarit janë të këqija, zemërhareshmi vazhdimisht ka gosti.
- 16 Më shumë vlen pakica me frikën e Zotit, se visare të mëdha e me to shqetësimi.
- 17 Më mirë një lëng barishtesh me dashuri, se mish viçi të majmë me urrejtje.
- 18 Idhnaku shkakton grindje, kurse njeriu i durueshëm i zbut ato.
- 19 Udha e përtacit si gardh ferrash, kurse udha e të drejtëve e sheshuar.
- 20 Djali i urtë e gëzon babain, njeriu i marrë e përbuz nënën e vet.
- 21 Për të pamendin marrëzira është gëzim, kurse njeriu i mençur ecën drejt udhës së vet.
- 22 Ku s`ka këshill, shkojnë kotsynimet, sendërtohen ku ka këshilltarë mjaft.
- 23 Njeriu i gëzohet përgjigjes së gojës së vet, e fjala me kohë e me vend sa e mirë që është!
- 24 Njeriun e mençur udha e jetës e shpie përpjetë, që t`i shmanget Nëntokës që është poshtë.
- 25 Zoti do ta rrënojë shtëpinë e krenarëve, kurse do t`i bëjë të fortë kufijtë e vejushës.
- 26 Mendimet e këqija i neveriten Zotit, kurse fjala e pastër është shumë e bekuar.
- 27 Shkatërron shtëpinë e vet kush jepet pas lakmimit, kurse do të jetojë ai që i urren ryshfetet.
- 28 Mendja e të drejtit mendon njëherë eatëherë përgjigjet, kurse goja e të paudhëve bumullon me të këqija.
- 29 Zoti është larg nga të pashpirtët, kurse lutjet e të drejtëve i dëgjon.
- 30 Drita e syve gëzon shpirtin, zëri i mirë i maj eshtrat.
- 31 Veshi që i dëgjon qortimet e jetësqëndron në mes të urtëve.
- 32 Kush i shmanget disiplinës, e urren jetën e vet, kurse ai që i pranon qortimet, fiton maturinë.
- 33 Frika e Zotit mësim urtësieedhe lavdisë i prin përvujtëria.