Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Kush shkel Ligjin lëvdon mëkatarin
- 1 Ikën mëkatari edhe pa e ndjekur kush, ndërsa i drejti, porsi luani, është i sigurt në vetvete.
- 2 Kur vendi mëkaton, ka krerë të shumtë, kurse me njeri të urtë e të maturqeverisja është e gjatë.
- 3 Skamnori që i shpifet skamnorit është shi i furishëm që përgatit urinë.
- 4 Kush shkel Ligjin lëvdon mëkatarin, ndërsa ata që e zbatojnë Ligjin e luftojnë.
- 5 Njerëzit e këqinj nuk e kuptojnë të drejtën, ndërsa ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
- 6 Më i mirë është skamnori që jeton në thjeshtësinë e vet, se pasaniku që ecën udhëve të veta të këqija.
- 7 Kush e ruan Ligjin, është djalë i urtë, kurse ai që i maj grykësit, turpëron të atin.
- 8 Kush e shton gjënë e vet me uzurë e me kamatë, bashkon për atë që ka mëshirë për skamnorët.
- 9 Kush i sjell veshët në anë tjetër për të mos e dëgjuar Ligjin, edhe lutja i bëhet e urryeshme.
- 10 Kush i shpie të drejtët në udhë të keqe vret vetveten, dhe të thjeshtët do t`i trashëgojnë të mirat e tija.
- 11 Pasanikut i duket vetja i urtë, porse skamnori i urtë do ta përgënjeshtrojë.
- 12 Kur ngadhënjejnë të drejtët, është lavdi e madhe, kurse kur lartësohen të paudhët, njeriu fshihet.
- 13 Kush i fsheh fajet e veta, s`do të përparojë, kurse kush i pranon dhe u shmanget, do të gjejë përdëllim.
- 14 Lum njeriu që ka përherë frikën e Zotit, ndërsa ai që e bën zemrën gur, do të bjerë në mjerim.
- 15 Luan ulëritës, aru00ed i uriturështë sundimtari i paudhë për popull të varfër.
- 16 Prijësi, që i mungon urtia, bën edhe mujshi të shumta, kurse kush e urren lakmimin, e zgjat jetën e vet.
- 17 Njeriun që i ka përgjakur duart me vrasjen e ndokujt, edhe në vrapoftë drejtë gropës, askush të mos e ndalë!
- 18 Kush jeton me nder, do të shpëtojë, kush ecën udhëve të mbrapshta, papritmas do të sharrojë.
- 19 Kush punon tokën e vet, do të ngihet bukë, ndërsa kush ndjek papunësinë, do ta mbulojë skamja.
- 20 Njeriu i ndershëm do të ketë shumë bekime, kurse ai që shpejton të pasurohets`do të mbesë i pafajshëm.
- 21 Kush mban krah në gjygj, nuk bën mirë, sepse i tilli, edhe për një mys buke, bën padrejtësi.
- 22 Njeriu lakmues i kamjes vrapon të pasurohete s`di se do ta mbulojë skamja.
- 23 Kush e qorton njeriun, pastaj do të gjejë hirshumë më tepër se ai që e përkëdhel me gojë.
- 24 Kush i rrëmben ndonjë gjë babait e nënëse thotë: S`është mëkat, është shok i vrastarit.
- 25 Kush është tepër lakmues, ngjall grindje, ndërsa kush shpreson në Zotin, gjë s`do t`i mungojë.
- 26 Kush i beson mendjes së vet, është i marrë, kurse ai që ecën me urtësi, do të shpëtojë.
- 27 Kush i jep skamnorit, nuk do të vuajë nga skamja, ndërsa kush i mbyll sytë, do të mallkohet.
- 28 Kur ngriten të paudhët, njerëzit fshihen, e kur ata e marrin të keqen, shumohen të drejtët.