Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Fjalët e Lamuelit
- 1 Fjalët e Lamuelit, mbretit të Masës, që ia mësoi e ëma:
- 2 Mos biri im! Mos biri i zemrës sime!Mos biri i kushteve të mia,
- 3 mos ua jep grave pasurinë tënde, rnjetën tënde atyre që i rrënojnë mbretërit!
- 4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lamuel, nuk u ka hije mbretërve të pinë verëas princave t`u lakmojnë pijeve të forta,
- 5 sepse, duke pirë, e harrojnë ligjindhe e tradhtojnë të drejtën e njerëzve të mjerë.
- 6 Jepni pije alkoolike atij që do të sharrojëe verë atyre që e kanë shpirtin në trishtim:
- 7 le të pijë e le ta harrojë mjerimin e vet dhe s`do të kujtohet më për vuajtjen e vet.
- 8 Hape gojën për të mirën e të pagojite për të gjithë ata që i ka shkelur fati!
- 9 Hape gojën për të gjykuar drejt, rnjepja të drejtën nevojtarit e skamnorit.IX. ZONJA E PËRSOSUR E SHTËPISË Alef
- 10 Ku mund të gjendet një grua vërtet bureshë?Është shumë më e çmueshme se gurët e paçmueshëm.Bet
- 11 Zemra e burrit të saj ka besim në të dhe pasuria nuk do t`i mungojë.Gimel
- 12 Ajo i bën mirë e kurrë keqnë të gjitha ditët e jetës së vet.Dalet
- 13 Ajo gjen lesh e lie punon hareshëm me duar të veta.He
- 14 Ajo është si anija tregtareqë sjell ushqim prej së largu.Vau
- 15 Ajo zgjohet me natëpër t`ua bërë gati robëve të shtëpisë ushqimine për t`ua caktuar punën shërbëtoreve.Zain
- 16 Ia lëshon syrin një are? E blen atë.Me frytin e duarve të veta mbjell vreshtin.Het
- 17 Me fuqi i ngjesh ijët e vetae me forcë i luan krahët në punë.Tet
- 18 E sheh dobinë e punës së vetdhe dritëza e saj nuk fiket kurrë natën.Jod
- 19 Furkën e merr në dorëe me gishta e sjellë boshtin.Kaf
- 22 Për vete ajo punon shtrojë e mbulojë;petkat e saja janë prej liri të hollë e mëndafshi.Nun
- 21 S`e dron të ftohtët e borës për familjen e vet:të gjithë anëtarët e familjes i kanë nga dy palë petka.Mem
- 23 Burri i saj ndahet në shenjë në Log të kuvendit, kur rri me krerët e vendit.Samek
- 24 Bën pëlhurë dhe ëshet, tregtarit kananeas breza i shet.Ain
- 25 Është e kërthnestë në shëndet e plot madhëri, e pret të nesërmen me buzë në gaz.Fe
- 26 Kur hap gojën flet urti, në gjuhën e saj: mësim përshpirtërie.Sade
- 27 Vëren me kujdes sjelljet e anëtarëve të familjesdhe s`e ha bukën e përtacisë.Kof
- 28 Bijtë e saj ngriten për ta shpallur të lumee burri i saj e lavdëron e thotë:Res
- 29 Shumë gra kanë vepruar burrërisht, por ti ua ke kaluar të gjithave!
- 30 Hijeshia është e rreme e bukuria është e kotë:gruaja që e druan Zotin, ja, e cila duhet lavdëruar!Tau
- 31 Le t`i gëzojë frytet e duarve të veta, le ta lavdërojnë para popullit