Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Të zgjidhet urtia
- 1 Dëgjojeni, o bij, mësimin e babaitdhe vërjani mendjen të mësoni mençurinë,
- 2 sepse unë do t`ju jap mësim të mirëqë të mos e lini ligjin tim.
- 3 Sepse edhe vetë qeshë djalë babe, i njomë e djalë dëshiri i nënës sime.
- 4 Ai edhe mua më mësonte e më thoshte:Ruaj fjalët e mia në zemrën tënde, mbaj fjalët e mia e do të jetosh.
- 5 Fitoje urtinë, fitoje mençurinë, mos i harro as mos u largo nga fjalët e gojës sime.
- 6 Mos e lësho urtinë e ajo do të të ruajë, duaje atë dhe ajo do të të marrë nën kujdes.
- 7 Fillimi i urtisë: fitoje urtinëdhe jep gjithçka ke e fito mençurinë.
- 8 Shtrëngoje e do të të lartësojë, do të të japë lavdi nëse do ta pushtosh.
- 9 Mbi kokën tënde do ta vërë një kezë të hijshmedhe do të të stolisë me një kurorë të mrekullueshme.
- 10 Dëgjo, biri im, e pranoji fjalët e miae do të shumohen vitet e jetës sate.
- 11 Ta tregova udhën e urtisë, të udhëhoqa shtigjeve të së drejtës,
- 12 në të cilat, kur të kesh hyrë, nuk do të të ngatërrohen hapat e tu dhe do të vraposh e nuk do të hasësh në pengesa.
- 13 Mbaje disiplinën, mos e lësho, ruaje se ajo është jeta jote.
- 14 Ruaj se hyn në udhë të të paudhëve, ruaj se ecën udhës së të patenzonëve.
- 15 Ik prej saj e ruaj se kalon nëpër të, shmangu dhe lëre atë!
- 16 Sepse ata nuk i zë gjumi po nuk e vepruan të keqen, u humb gjumi po s`dëmtuan ndokënd.
- 17 Sepse ata e hanë bukën e paudhësisëdhe e pinë verën e mujshisë.
- 18 Udha e të drejtëve është si drita e mëngjesit, nis e rritet deri në dritën e plotë të ditës.
- 19 Udha e të ligjëve është e errët, nuk dinë se ku do të hasin në pengesa.
- 20 Biri im, dëgjoji fjalët e mia, prire veshin tënd në fjalët e mia.
- 21 Mos lejo të tresin prej syve të tu, ruaji mu në loçkën e zemrës sate:
- 22 sepse ato janë jetë për atë që i gjendhe shërim për të gjithë trupin e tyre.
- 23 Me më të madhin kujdes ruaje zemrën tënde, sepse prej saj burimin e ka jeta.
- 24 Dëboje larg teje gojën gënjyesetë rrinë larg teje buzët gënjeshtare.
- 25 Sytë e tu le të shikojnë drejtëdhe qerpikët e tu le të shohin drejt para teje!
- 26 Kujdes në udhën e këmbëve të tuadhe të gjitha udhët e tua le të jenë të peshuara,
- 27 mos u shmang as djathtas as majtas, ruaje këmbën tënde nga e liga.