Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Dorëzania e pamend
- 1 Biri im, nëse hyre dorëzanë për mikun tënd, nëse ia dhe dorën tënde tjetrit,
- 2 e ke lidhur veten me fjalët e gojës satedhe je zënë me fjalët e tua.
- 3 Bëj atëherë si po të them, biri im, çliroje vetveten, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd:shko, bjer para këmbëve të mikut e lutju!
- 4 Mos u jep gjumë syve të tu, as pushim qepallave të tua!
- 5 Çlirohu porsi sorkadhja nga rrjeta, porsi shpendi nga dora e gjuetarit!Përtaci e milingona
- 6 Shko, o përtac, te milingona, vëreji me kujdes udhët e saja e bëhu i mençur!
- 7 Ajo s`ka prijës, as mbikëqyrës as udhërrëfyes
- 8 dhe e bën gati verës ushqimin e vet, bashkon në kohë të të korrave ushqimin e vet.
- 9 Deri kur, o përtac, do të flesh?Kur do të zgjohesh nga gjumi yt?
- 10 Pak fle, pak kotesh, pak i mban duart në ije për të pushuar
- 11 dhe të vjen si shtegtar skamja, porsi ushtar varfëria.I marri
- 12 Njeriu i keq, burri i lig, ecën me gojë të shtrembët,
- 13 bën me sy, rrah me këmbë, flet me gisht.
- 14 Sendergjon të këqija në zemrën e vet, vazhdimisht përbluan të keqen, mbjell grindje.
- 15 Kështu menjëherë do t`i vijë mbarimi, papritmas do të sharrojë e s`do të ketë shërim.Shtatë neveritë
- 16 Gjashtë gjëra Zotit i neveriten, shpirtit të tij i neveriten shtatë gjëra:
- 17 sytë madhështorë, gjuha rrenacake, duart që derdhin gjakun e pafajshëm,
- 18 zemra që sendergjon synime të mbrapshta, këmbët e shpejta për të vrapuar në të keqen,
- 19 dëshmitarin e rremë që shpëdan rrenadhe njeriun që mbjell dasi ndër vëllezër.Përtërirja e bisedimeve atërore
- 20 Dëgjoje, biri im, mësimin e tyt etidhe mos e përbuz shtjellimin e Ligjit të nënës sate .
- 21 Mbaji lidhur për zemrës sate, lidhi rreth qafës sate!
- 22 Le të drejtojnë kur të ecësh, le të ruajnë kur të fleshe, kur të zgjohesh, le të bisedojnë me ty.
- 23 Sepse urdhri është dritëz, e Ligji dritëdhe qortimi disiplinor udha e jetës,
- 24 për të ruajtur nga gruaja e ligëdhe nga gjuha mikluese e gruas së huaj.
- 25 Mos t`i lakmojë zemra jote bukurisë së sajdhe mos u pushto me joshjet e saja:
- 26 sepse çmimi i lavirës është një kafshatë buke, kurse gruaja e burrit synon të të marrë jetën.
- 27 Vallë njeriu a mund ta fshehë në gji zjarrindhe të mos i digjen petkat e tija?
- 28 A mund të ecet, thua, përmbi prushe të mos i digjen shputat e këmbëve?
- 29 Po kështu kush hyn te gruaja e të afërmit të vet:s`do të dalë i pandëshkuar, kushdo që ta ketë prekur.
- 30 Nuk përbuzet vjedhësi nëse vjedhpër të ngirë barkun e zbrazët,
- 31 megjithatë, po u zu e kthen shtatëfishdhe i shkon e gjithë pasuria e shtëpisë së tij.
- 32 Por kush shkel kurorën është i pamend, kushdo që ta bëjë këtë, e humb jetën e vet.
- 33 Plagë e turpësi grumbullon mbi vete, marrja e tij askurrë nuk do të shlyhet.
- 34 Sepse e tërbuar është mendja e zezë e burrit:s`do të ketë mëshirë ditën e hakmarrjes,
- 35 ai s`merr parasysh asfarë shpërblimi, s`ka dhurata që do të mund ta zbusin!