Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Eja të dehemi me kënaqje
- 1 Biri im, ruaji këshillat e mia, mbaj në vete porositë e mia.
- 2 Mbaji urdhërimet e mia e do të jetosh, mësimin tim porsi beben e syrit tënd.
- 3 Lidhi ato në gishtat e tu, shkruaji ato në dërrasat e zemrës sate.
- 4 Thauji urtisë: Je motra ime!, e maturinë thirre: Mikeshë!
- ,5 që të të ruajnë prej gruas së huaj, nga e huaja që josh me fjalët e ëmbla.
- 6 Ndërsa nga dritarja e shtëpisë simepo vrojtoja pas roletave,
- 7 dhe ja, po shoh një djalosh të papërvojë, vërej një të ri të pamend,
- 8 kalon udhën atje në skaj, ecën udhës së shtëpisë së saj,
- 9 në mug, kur soset dita, në të errëtit të natës, kur bëhet terr.
- 10 Dhe ja, e takon një grua, me stoli lavireje, zemër dhelpre, gojëmbël, e çuar peshë
- 11 thellë e shqetësuarqë në shtëpi s`mund t`i ndalë këmbët:
- 12 Taninë rrugë, taninë sheshe, skajeve rri e vrojton në pritë.
- 13 E kapi, e puthi djaloshin e paturpshme i thotë në fytyrë:
- 14 Kam kushtuar fli për shpëtim, sot i kreva kushtet e mia,
- 15 prandaj edhe të dola në takimme dëshirë të të shoh e të gjeta.
- 16 Shtratin e shtrova me mbulojë të pastër, me çarçafë të ngjyrosur prej Egjiptit;
- 17 dhomën time me mirrë e përerova, me alou00e9 e me cinamom.
- 18 Eja të dehemi me kënaqjederi në mëngjes të bëjmë dashuri.
- 19 Sepse burrin nuk e kam në shtëpi:ai është nisur për një udhë të largët,
- 20 mori me vete një kuletë me para, në shtëpi do të kthehet me hënë të plotë.
- 21 Me fjalë të shumta ia qiti rrjetën, me joshjet e buzëve të saja e hoqi pas.
- 22 I marri e ndjek si kau që çohet në thertore, porsi dreri kur bie në lak,
- 23 deri që shigjeta t`ia shporojë mëlçinë;porsi zogu që shkon me vrap në grackëe s`e di se po luan me jetë.
- 24 Pra tani, o bir, më dëgjo, vëru vesh fjalëve të mia:
- 25 zemra jotë të mos tërhiqet udhëve të saja, mos u gënje shtigjeve të saja!
- 26 Sepse shumë të plagosur për dhe i shtroi, se ç`burra të fortë u vranë prej saj!
- 27 Udhë që shpien në ferr është shtëpia e saj, që depërtojnë në dhomat e vdekjes.