Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Personifikimi i dytë i urtisë
- 1 Vallë thua, ndoshta, Urtia s`thërret?S`po e lëshon zërin e vet Mençuria?
- 2 Prej majëve më të larta përmbi udhë, në mes të udhëkryqeve ajo qëndron në këmbë,
- 3 afër dyerve, në hyrje të qytetit, në mes të shesheve zërin e lëshon të lartë:
- 4 O ju njerëz! Ju, ju thërras, bijve të njerëzve u drejtohet zëri im!
- 5 Kuptojeni, o të papërvojë, zgjuarësinë, të pakuptim, hetojeni dijen e jetës!
- 6 Vëni vesh se do të flas për gjëra të mëdha, fjalët e buzëve të mia predikojnë drejtësinë.
- 7 Goja ime shpall të vërtetën, sepse paudhëria i iritet buzëve të mia.
- 8 Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, s`ka në to të keqe as gënjeshtra,
- 9 janë të kuptueshme për atë që do të marrë vesh, janë të drejta për atë që e gjen urtinë.
- 10 Shikoni të fitoni mësimin tim e jo paratë, porosinë time më fort se arin e pastër.
- 11 Sepse urtia vlen më shumë se margaritarët, nuk ka gjë që të mund të krahasohet me të.Vetëlavdërimi i urtisë. Urtia mbretërore
- 12 Unë, Urtia, banoj me Maturinë, në dorë e kam mjeshtrinë e veprimit të arsyeshëm.
- 13 Frika e Zotit është urrejtja e të keqes.Unë urrej madhështinë e krenarinë, udhën e së keqes dhe gojën rrenacake.
- 14 Mua më përket këshilli edhe mençuria, imja është maturia, imja është forca.
- 15 Me anën time mbretërojnë mbretërit, edhe princat ndajnë drejtësi;
- 16 me anën time prijësit sundojnë, pushtetmëdhenjtë ndajnë drejtësi.
- 17 Unë i dua ata që më duandhe më gjejnë ata që më kërkojnë me kohë.
- 18 Me mua janë kamja e lavdia, të mirat që s`kalojnë e drejtësia.
- 19 Fryti im është më i mirë se ari dhe se ari i pastruar, frytet e mia më të mira se argjendi i zgjedhur.
- 20 Eci udhëve të drejtësisë, shtigjeve të së drejtës,
- 21 për t`i pasuruar dashamirësit e mi, për t`i mbushur thesaret e tyre.Urtia krijuese
- 22 Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta, që në fillim, para se të krijonte ndonjë gjë.
- 23 Kam qenë shuguruar prej amshimit, që në kohët më të lashta, para se të krijohej toka.
- 24 Ende nuk ishin humnerat e unë isha e ngjizur, ende nuk ishin burimet e ujërave të shumta,
- 25 para se të viheshin themelet e maleve, para se të ishin kodrat, unë linda.
- 26 Ende nuk e kishte krijuar tokën as fushat, as elementet e para të pluhurit të tokës.
- 27 Kur i ujdisi qiejt, unë isha pranë, kur hoqi një rreth, ligj të sigurt, rrethues të humnerës,
- 28 kur në lartësi i dendi retë, kur i bëri të fuqishme burimet e humnerës
- 29 kur ia vuri kufirin rrethues detitdhe ujërave që të mos i kalojnë kufijtë e vet, kur tokës ia qiti themelet,
- 30 unë isha pranë si kryemjeshtër:kënaqësia e tij për çdo ditë, duke luajtur pranë tij gjithë kohën,
- 31 duke luajtur mbi globin tokësor:kënaqja ime është të jem me bijtë e njerëzve.Grishja më e lartë
- 32 Tani pra, o bij, më dëgjoni:të lumtë ata që i ruajnë udhët e mia.
- 33 Dëgjojeni mësimin dhe bëhuni të urtë, e ruhuni se e flakni tej atë!
- 34 Lum ai njeri që më dëgjon muaqë çdo ditë rri zgjuar para derës simee i ruan pragjet e derës sime.
- 35 Kush më gjen mua, gjen jetëndhe nxjerr hir prej Zotit;
- 36 kurse kush të mëkatojë kundër meje, e dëmton shpirtin e vet:të gjithë ata që më urrejnë, e duan vdekjen.