Beselidhja e VjeterPredikuesi: Shoqëria
- 1 U solla pastaj në anë tjetër e pashë tëgjitha dhunat që bëhen nën diell: dhe ja, lotët e të nëpërkëmburve e asnjë ngushëllues! Nga ana e dhunuesve dhunë pa asnjë ngushëllues!
- 2 Atëherë i shpalla më të lumë të vdekurit që kishin vdekur kaherë se të gjallët që ende rrojnë,
- 3 madje më të lumë se të dy e çansova atë që ende s`ka lindur, që ende nuk i ka parë të këqijat që bëhen nën diell!
- 4 Përsëri u vura të shqyrtoj çdo veprimtari dhe çdo sukses në veprimtari e pashë se edhe këtu është smirë e njërit kundër tjetrit. Edhe kjo gjë pra, është kotësi dhe mihje në ujë!
- 5 I marri i kryqëzon duart e vetadhe ha vetveten!
- 6 Më mirë është një dorë me pushim se të dy grushtat plot, por me mund të madh e me mihje në ujë.
- 7 Vura re gjithashtu edhe një kotësi nën diell:
- 8 shikoj një njeri krejtësisht të vetëm: s`ka djalë, s`ka vëlla e, megjithatë, nuk pushon kurrë nga puna dhe sytë e tij kurrë nuk ngihen me pasuri dhe as s`i jepet të mendojë: Për kë po punoj e po ia mohoj vetvetes të mirat? Edhe kjo është një kotësi dhe një kujdesim i keq shumë!
- 9 Më mirë janë dy së bashku se njëri vetëm: sepse më mirë paguhen për punën e vet,
- 10 sepse, kur rrëzohet njëri, e ngre tjetri. Mjerë i vetmi! Kur të rrëzohet s`do të ketë kush ta çojë!
- 11 Po ashtu edhe në fjetshin dy s`bashku do ta ngrohin njëri-tjetrin. Një i vetëm si do të mund të nxehet?
- 12 Po edhe nëse ndokush do ta sulmojë njërin, të dy së bashku do të mund t`i qëndrojnë. Litari i trefishtë nuk këputet lehtë!
- 13 Më i mirë është djaloshi skamnor e i urtë se mbreti i moçëm e i marrëqë s`lejon më të këshillohet.
- 14 Djaloshi mund të dalë prej burgut e të bëhet mbret megjithëse ka lindur në mbretërinë e tij skamnor,
- 15 dhe i pashë se si të gjithë që jetojnë e ecin nën diell i mbështeten djaloshit, pasardhësit të atij që e trashëgon.
- 16 Ishte një numër i pakufi i popullit të cilit ai i printe, porse breznitë e mëvonshme nuk do të kenë pse të gëzohen për shkak të tij.Edhe kjo është kotësi dhe mihje në ujë.
- 17 Kur të shkosh në Shtëpinë e Hyjit ki kujdes hapat e tu. Afrohu që të mund të dëgjosh, sepse kjo vlen më shumë se flia e të marrëve: vërtet është më e mirë dëgjesa se flitë e të marrëve që nuk dinë se bëjnë keq.