Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër Damaskut e Izraelit
- 1 Profeci mbi Damaskun.Ja, Damasku më qytet s`do të jetë, por do të jetë një gumbull rrënojash.
- 2 Katundet e tij, përgjithmonë të lëna, do të mbesin për grigja, aty do të mrizojnë e s`do të ketë kush t`i trazojë.
- 3 Efraimi do ta humbë qytezën, e Damasku mbretërinë.E do të ndodhë me tepricën e Sirisë siç do të ndodhë me lavdinë e izraelitëve profeci e Zotit të ushtrive.
- 4 Atë ditë: do të zvogëlohet lavdia e Jakobit.dhjami i trupit do t`i shkrihet.
- 5 Do të ndodhë si atëherë kur korrësime një dorë i mbledh kërcejtë e me tjetrën i korr kallëzat, o si kur mblidhen kallinjtë në luginën e Rafaimit.
- 6 Do të mbesë në të si mbetet ndonjë vile o ndonjë kokërr kur shkunden ullinjtë: dy a tre ullinj në majë të gemit, ose katër, a pesë kokrra në majë të pemës frutore, thotë Zoti, Perëndia i Izraelit.Mbarimi i idhujtarisë
- 7 Atë ditë njeriu do të drejtohet kah Krijuesi i vet e sytë e tij do ta shikojnë Shenjtin e Izraelit,
- 8 nuk do t`i shikojë më lterët që i punuan duart e tij, që i ndreqën gishtat e tij, s`do t`i shikojnë banirët e shenjtë e lterët e kemimit.Kundër kopshteve të Adonisit
- 9 Atë ditë do të braktisen fortesat e tua si qytezat që i lëshuan hevenjtë e amorrenjtë para fytyrës së bijve të Izraelit, e do të bëhet një shkretim i madh,
- 10 sepse e harrove Hyjin Shëlbuesin tënd, e nuk e kujtove qetën e shpëtimit tënd: këndej edhe mbjell pemë të ëmbla edhe vë pinjollë të huaj.
- 11 Ditën e mbjelljes ti edhe i thur, në mëngjes fara jote lulëzon, por kotshkon korrja në ditë të vështirë, ditën e sëmundjes së pashërueshme.Vërshim popujsh
- 12 Eu! Poterë popujsh me shumicë, ushtojnë porsi ushtima e detit, zhurmë popujsh që bëjnë potere, porsi zhurma e ujërave të mëdha!
- 13 Gjëmojnë popujt porsi ujërat kur vërshojnë, por me kërcënimin e Tij në ikje vihen, porsi bykun i humbet era maleve, porsi pluhurin në vorbull të erës së stuhisë!
- 14 Në mbrëmje shkaktojnë tmerrim, para agimit, ja, nuk janë! I tillë është fati i rrëmbyesve tanë, fati i atyre që na plaçkitën.