Beselidhja e VjeterIsaia: Kënga e ngadhënjimit
- 1 E atë ditë do të këndohet kjo këngë në tokën e Judës:Qytezën e kemi të fortë, na e ndërtoi Ai për shpëtim, ndërtoi mure e paramure.
- 2 Hapni dyert: le të hyjë populli i drejtë që e mban besën.
- 3 Shpirti i të cilit s`ka luhatje; ruaja paqen, sepse në ty e ka vënë shpresën.
- 4 Kini shpresë në Zotin gjithherë, sepse Zoti është Qeta e amshueshme;
- 5 sepse i shkatërroi banorët e lartësisë, e rrënoi qytezën e paafrueshme, e rrafshoi me tokë, e copëtoi e bëri pluhur.
- 6 E shqelmon këmba, e shkelin këmbët e skamnorëve, e rrahin gjurmët e të vobektëve.Psalmi
- 7 Udha e të drejtit është e drejtë, të drejtit ti ia rrafshon shtegun,
- 8 Udhës që endin gjyqet e tua, ne, o Zot, në ty shpresojmë; Emri yt e kujtimi yt është dëshira e shpirtit tonë.
- 9 Shpirti im të dëshiron natën, me mend të mia, në veten time të kërkoj.Kur zbatohen vendimet e tua në tokë, banorët e botës e mësojnë drejtësinë.
- 10 Nëse i paudhi merret me butësi, ai askurrë s`e mëson drejtësinë; në tokë të drejtësisë ai vepron të keqen, e s`e sheh madhërinë e Zotit.
- 11 E lartësuar është, o Zot, dora jote e ata s`e shohin; le ta shohin, të turpëruar, dashurinë për popullin tënd, i përpiftë zjarri i bërë gati për armiqtë e tu.
- 12 Ti, o Zot, do të na e dhurosh paqen, pasi ti të mbarën ua jep rngjithçkaje që ne ndërmarrim.
- 13 O Zot, Hyji ynë, të tjerë zotërues, përveç teje, na zotëruan, porse ne vetëm ty, Emrin tënd e kujtojmë.
- 14 Të vdekurit më nuk do të ngjallen, hijet më nuk do të ringjallen; këndej edhe i ndëshkove, i zhduke, zhduke çdo kujtim të tyre!
- 15 E shtove popullin, o Zot, e shtove popullin, e u madhërove; i shtrive kufijtë e tokës.
- 16 Ty, o Zot, të kërkuan në ngushticë, t`u lutën në provë, kur ti i ndëshkoje.
- 17 Si shtatzëna, kur për të lindur i afrohen dhimbjet, me ofshama bërtet nga dhimbjet e veta, të tillë u bëmë përpara teje, o Zot.
- 18 Ngjizëm, në dhimbje jemi thua se do të lindim: lindëm erë; vendit shpëtim nuk i sollëm, as nuk lindën banorët e botës.
- 19 Por përsëri do të rijetojnë të vdekurit, të vrarët e mi do të ringjallen.Çohuni e brohoritni, ju që banoni në pluhur, sepse vesa jote është vesa e dritës edhe toka hijet e të vdekurve në dritë do t`i nxjerrë!Kalimi i Zotit
- 20 Nisu, populli im, hyr në dhomat e tua, mbylle pas vetes derën, fshehu për pak kohë derisa të kalojë zemërimi.
- 21 Sepse, ja, Zoti po del nga banesa e vet, për t`i ndëshkuar fyerjet që ia bënë banorët e tokës.Edhe toka do ta vjellë gjakun që është derdhur mbi të dhe më s`do t`i fshehë të vrarët e vet.