Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër Samarisë
- 1 Vaj për kurorën e të dehurve të Efraimit, për lulen e vyshkur, stolinë e saj krenare, për ata që ishin në krye të luginës pjellore, të marrakotur nga vera!
- 2 Ja, prej Zotit i dërguar një njeri i fortë, si reja me breshër, si vorbulla me stuhi, si rrjedha e ujërave të shumta vërshuese, rngjithçka për tokë përplas me përdhuni!
- 3 Me këmbë do të shkelmohet kurora krenare e Efraimit,
- 4 dhe lulja e vyshkur, stolia e saj krenare, që është në krye të luginës pjellore, do të jetë porsi fiku i pjekur para vere, që posa dikush e sheh, menjëherë e vjel me dorë dhe e përlan!
- 5 Por atë ditë Zoti i Ushtrive do të jetë kurora e lavdishme, dhe keza e shkëlqyeshme për Tepricën e popullit të vet,
- 6 shpirti i drejtësisë për atë që rri në ndenjësen e gjyqtarit dhe forcë e guxim për ata që e zmbrapsin sulmin në derë!Kundër priftërinjve e profetëve të rremë
- 7 Po se edhe këtyre këmbët po u merren, ço e rrëzo për shkak të të dehurit përkunden, të dehur lëkunden priftërinj edhe profetë, vera i bëri për vete, të dehur këmbët u merren, të tupitur në vegim, të përkundur në gjykim.
- 8 Të gjitha tavolinat plot janë me të vjella të ndyta, s`ka më asnjë vend të pastër!
- 9 Kujt ai kështu ia mëson urtinë? Kujt ai kështu ia shtjellon vegimin? A thua foshnjave të hequra nga qumështi, a thua foshnjave posa të larguara nga parzmat?
- 10 Sepse përsërit: Ligj mbi ligj e ligj mbi ligj, rregull mbi rregull e rregull mbi rregull, pak këtu e pak atje!
- ,11 me buzë belbacuke, në gjuhë të huaj i flet këtij populli
- 12 ai që u kishte pasë thënë: Ja, pushimi! Jepini pushim të lodhurit! Ja qetësia!, por s`deshën të dëgjojnë!
- 13 Prandaj Zoti kështu do t`u thotë: Ligj mbi ligj e ligj mbi ligj, rregull mbi rregull e rregull mbi rregull, pak këtu e pak atje! që të shkojnë e të bien në kokërr të shpinës, që të thërmohen, të zihen në leq e të kapen!Kundër këshilltarëve të këqij
- 14 Prandaj dëgjojeni fjalën e Zotit, ju o përqeshës, që zotëroni mbi popullin tim që është në Jerusalem.
- 15 Ju thoni: `Kemi bërë lidhje me Vdekjen, rnjemi marrë vesh me Nëntokën; kur të kalojë shuplaka përmbytëse, ne nuk do të na kapë, sepse shpresën tonë e kemi vënë në rrenë dhe jemi fshehur në dredhi.`
- 16 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj:`Ja, unë do të vë për themel një gur në Sion, gur të sprovuar, këndor, të çmueshëm, të themeluar; kush të besojë s`do të marrakotet.
- 17 Të drejtën do ta bëj masë e drejtësinë plumç; dhe breshri do ta rrënojë strehimin tuaj të gënjeshtrës e ujët do ta vërshojë vendin e fshehjes.
- 18 Do të zhbëhet lidhja juaj me Vdekjen dhe marrëveshja juaj me Nëntokën s`do të qëndrojë! Kur të kalojë shuplaka vërshuese përmbi ju ajo do të shkelë;
- 19 sa herë që të kalojë, përpara do t`ju marrë; do të kalojë çdo mëngjes, ditë e natë: vetëm tmerri do të bëjë të merret vesh porosia.`
- 20 Tepër i shkurtër do të jetë shtrati për t`u shtrirë njeriu, tepër e ngushtë do të jetë mbuloja për t`u mbuluar.
- 21 Sepse, porsi mbi malin Farasim Zoti do të ngrihet, porsi në luginën e Gabaonit do të zemërohet, për ta kryer veprën e vet;veprën e jashtëzakonshme, për ta bërë punën e vet;punën e vet të mrekullueshme.
- 22 E tani pushoni së përqeshuri, që të mos ju shtrëngojnë edhe më tepër prangat, sepse prej Zotit, Hyjit të Ushtrive, dëgjova urdhrin e shkatërrimit kundër mbarë botës.Shëmbëlltyra
- 23 Ma vini veshin e dëgjojeni zërin tim, me kujdes dëgjojeni bisedën time.
- 24 A thua nuk lëron gjithë ditën bujku për të mbjellë, a s`e thyen e s`e trinon arën e vet?
- 25 E pasi ia rrafshon sipërfaqen a s`mbjell qiqër, nuk e qet morajën, nuk e hedh grurin e elbin, e anëve të arës thekrën?
- 26 Të veprojë drejtë dijen ia jep, e mëson Hyji i tij.
- 27 Sepse qiqra nuk shihet me trinë, as moraja me rrotë qerri, por me thupër shihet qiqra e me shkop rrahet moraja.
- 28 Pse a thua gruri grimcohet? Jo, pse s`shihet pa mbarim: s`e grimcon rrota e qerrit, as s`thërmohet nga thundrat e kuajve.
- 29 Edhe kjo patjetër vjen prej Zotit, Hyjit të Ushtrive, që është në këshill i mrekullueshëm, i madhërueshëm për nga dija.