Beselidhja e VjeterIsaia: Mbreti i drejtë
- 1 Ja se mbreti do të mbretërojë me drejtësi, sundimtarët drejt do të sundojnë,
- 2 çdo njeri do të jetë straherë, në mot të lig do të jetë strehim, si përrenj uji në tokë të etur, si hija e qetës në vend të shkrumbuar.
- 3 S`do të errësohen më sytë e veguesve, me vëmendje do të dëgjojnë dëgjuesit,
- 4 zemra e të paditurve do ta mësojnë urtinë, shpejt e rrjedhshëm do të flasë belbacaku
- 5 bujar më s`do të quhet i pandershmi, burrë i mirë s`do të mbahet ngatërrestari.Trashamani e bujari
- 6 Sepse marri flet i patenzoni, paudhëri i sendërton zemra, që me qëllim të kryejë pabesi, të pohojë gabime në lidhje me Zotin, të uriturit zbrazët barkun, t`ia lërë, të mos i japë të eturit të pijë.
- 7 Shumë të këqija janë gënjeshtrat e mashtruesit, sendërton me mend dredhi, për t`i bjerrë të përvuajturit me fjalë të rreme edhe atëherë kur i varfëri mund të vërtetojë të drejtën.
- 8 Bujari jep veç këshilla bujare e vepron gjithherë me bujari.Kundër grave të Jerusalemit
- 9 Ngrihuni, gra mendjelehta, dëgjojeni zërin tim, bija të shkujdesura, vini vesh fjalës sime!
- 10 Pas një viti e ca ditësh, do të trembeni, o mendjelehta; u krye vjelja, mbledhje frutash më s`do të ketë!
- 11 Dridhuni, o mendjelehta, trembuni, o të pakujdesura, hiqni stolitë, zhveshuni, ngjeshni ijët me grathore.
- 12 Rrahni parzmat për shkak të arave të lezetshme, për vreshtat pjellore,
- 13 për tokën e popullit tim, që e mbulon ferrë e hallugë, për të gjitha shtëpitë e gëzimit, për qytetin që galdon!
- 14 Sepse i braktisur do të jetë pallati, shkret do të mbetet qyteti plot zhurmë, Ofeli edhe Bahani shpellë do të bëhen për amshim, gëzim për gomarët e egër, kullotë për grigja!Shpëtimi do të vijë prej Zotit
- 15 Deri që përsëri mbi ne të dikohet Shpirti prej së larti.Atëherë shkretëtira në kopsht do të shndërrohet, edhe kopshti si pyll do të vlerësohet,
- 16 në shkretëtirë do të banojë e drejta, në kopsht drejtësia do të ketë selinë.
- 17 Fryti i drejtësisë;paqja do të jetë, rrjedhojë e drejtësisë qetësia, shpresë e sigurt për amshim.
- 18 Populli im do të banojë në një vend paqeje, do të jetojë në banesa të qeta, në vende të sigurta
- 19 porse pylli krejtësisht do të pritet e qyteti krejtësisht do të humbasë;.
- 20 Të lumët ju: do të mbillni pranë ujërash, të lirë do të lini ka e gomar!