Beselidhja e VjeterIsaia: Çlirimi i Izraelit
- 1 Tashti kështu thotë Zotynë që të krijoi ty, o Jakob, që të trajtoi ty, o Izrael: Mos u tremb se unë të shpërbleva, e të thirra me emrin tënd, ti je imi!
- 2 Përmbi ujëra kur të kalosh, me ty do të jem, lumenjtë mbi ty nuk do të vërshojnë; nëpër zjarr kur të kalosh, nuk do të digjesh, flaka ty nuk do të të djegë,
- 3 sepse unë Zoti, Hyji yt, Shenjti i Izraelit, Shpëtimtar: për shpërblimin tënd jap Egjiptin, në vend tënd jap Etiopinë e Sabën.
- 4 Sepse u bëre i çmueshëm në sytë e mi, dhe i lavdishëm; unë të dua, i jap njerëzit në vend tënd, popujt për jetën tënde.
- 5 Mos u tremb: unë jam me ty: farën tënde do ta kthej prej Lindjes prej perëndimit do të të bashkoj.
- 6 Veriut unë do t`i them: `Ma jep!` e jugut: `Mos e mbaj!` silli bijtë e mi prej së largu, bijat e mia prej skajeve të tokës!
- 7 Secilin që thirret në emrin tim; që e krijova për nderin tim, që e ndërtova edhe e trajtova.Zoti është Hyji i vetëm
- 8 hidhe jashtë popullin e verbër, e pra sytë i ka, popullin e shurdhër e pra veshët i ka.
- 9 Të gjithë popujt le të mblidhen së bashku le të bashkohen të gjitha fiset: e le të tubohen popujt kush ndër to mund t`i shpallë këto që t`i dimë para se të ndodhin? Të sjellin dëshmitarët e vet e do t`u japim arsye, që të dëgjohet e të thuhet: `Është e vërtetë!`
- 10 Porse ju më jeni dëshmitarë, kështu flet Zoti;shërbëtorët e mi që unë ju zgjodha, që ta dini e të më besoni, ta kuptoni se jam i tillë: para meje hyjni s`ka pasur, as pas meje një tjetër s`do të ketë!
- 11 Unë, e vetëm unë jam Zot, përveç meje Shëlbues tjetër s`ka!
- 12 Unë parakallëzova dhe shëlbova; bëra të dëgjohem e mes jush hyjni të huaj s`pati.Ju më jeni dëshmitarë;thotë Zoti;dhe unë jam Hyj,
- 13 gjithmonë i tillë që prejamshimit.Askush s`shpëton nga dora ime, çka bëj unë kush mund ta shndërrojë?Shpartallimi i Babilonit
- 14 Kështu thotë Zoti, Shpëtimtari juaj, Shenjti i Izraelit: Për dashuri tuaj po dërgoj në Babilon, do t`i mposht ata që ua mbathin këmbëve, edhe kaldenjtë që mburren në anije.
- 15 Unë jam Zoti, Shenjti juaj, Krijuesi i Izraelit, mbreti juaj.Mrekullitë e Daljes së re
- 16 Kështu thotë Zoti që rrugë hapi nëpër det, shteg kalimi në ujëra të tmerrshme;
- 17 që bëri të dalin karroca e kuaj, ushtri e kreshnikë së bashku; rrah ranë vdekur, kurrë më s`ngrihen, u fikën si fitili, u shqimën.
- 18 Mos i kujtoni ngjarjet e shkuara, mos mendoni për çka ka kaluar,
- 19 ja, po bëj një gjë të re: tani po lind! A s`po e shihni? Ja, po hap udhën në shkretëtirë, e shtigje në vend të shkretë,
- 20 egërsirat do të më japin lavdi çakajt edhe strucat, se u dhurova ujë në shkretëtirë, lumenj në vend të shkretë, që t`i jap ujë popullit, të zgjedhurit tim,
- 21 popullit që e trajtova për vete e që mua do të më japë lavdi.Mosmirënjohja e Izraelit
- 22 Kurse ti nuk më thirre në ndihmë, Jakob, madje më pate inat, o Izrael!
- 23 S`më kushtove qengja fli shkrumbimi, me fli të tua nuk më nderove.Nuk të mërzita me kërkesa flish, as nuk të lodha me kërkesa kemi.
- 24 Për mua s`bleve kallam të erëndshëm, nuk më dehe me dhjamë flish të tua.Përkundrazi, më mërzite me mëkatet e tua, më lodhe me keqbërësitë e tua.
- 25 Unë, unë vetë i shlyej fajet e tua, për nder tim s`i kujtoj mëkatet e tua.
- 26 Më përkujto se gjyq do të kemi së bashku, fol e përligj vetveten!
- 27 Babai yt i pari mëkatoi, ndërmjetësit e tu u çuan kundër meje,
- 28 atëherë i çnderova prijësit e Shenjtërores, Jakobin ia trova shkatërrimit, lashë të poshtërohet Izraeli.