Beselidhja e VjeterIsaia: Rënia e Babilonit
- 1 Ra Beli, rrënojë u bë Naboja! Idhujt e tyre janë mbi kafshë e bagëti, ngarkuar si barrë mbi shpinë truporet peshë kjo që të lodh!
- 2 Bien, të gjithë së bashku rrëzohen; s`mund t`i shpëtojnë ata që i mbartin, por edhe vetë në skllavëri po shkojnë!
- 3 Më dëgjoni, shtëpia e Jakobit, mbarë Teprica e shtëpisë së Izraelit, juve që ju mbarta që nga kraharori i nënës, që ju mbarta që kur lindët!
- 4 Derisa të plakeni unë s`do të ndërroj, do t`ju mbart derisa të thinjeni! Kështu kam bërë; prapë do t`ju mbart, unë do t`ju mbart e do t`ju shpëtoj.Zoti është i pakrahasueshëm
- 5 Me kë më bëni të ngjashëm e më barazoni, më krahasoni që të jemi të njëjtë?
- 6 Nga kuleta e nxjerrin arin, në peshore masin argjendin, paguajnë mjeshtrin që t`ua punojë hyjin, i bien para dhe eardhurojnë.
- 7 E vënë në krah edhe e mbartin dhe e vendosin në vend të vet.Aty qëndron, s`luan vendit të vet; nëse e thërrasin në ndihmë, s`përgjigjet, nga ngushtica askënd nuk shpëton!Zoti është Zotëruesi i të ardhmes
- 8 Kujtojeni këtë e tranduni, vritni mendjen, o njerëz që e latë udhën,
- 9 t`ju bjerë në mend koha e shkuar, se unë jam Hyj, tjetër zot s`ka, s`ka një tjetër që më ngjan mua!
- 10 Prej fillimit lajmëroj çka do të ndodhë, prej kohësh të lashta çka ende s`ka ngjarë; unë them: `Synimi im do të sendërtohet, bëj gjithçka sipas dashjes sime.`
- 11 Thërras nga lindja shpendin grabitqar, nga një vend i largët njeriun e synimit tim: e kam thënë e do ta sjell, kam urdhëruar e do ta bëj!
- 12 Më dëgjoni, ore kokëfortë, ju që jeni larg drejtësisë!
- 13 Drejtësinë time e kam afruar, s`do të vonojë, s`do të zgjasë të vijë shpëtimi im: shëlbimin do ta vë në Sion, lavdinë time në Izrael!