Beselidhja e VjeterIsaia: Kënga e vreshtit
- 1 Do t`ia këndoj të dashurit tim këngën e mikut tim mbi vreshtin e tij.Miku im kishte vreshtin në një kodër pjellore.
- 2 E thuri, ia qëroi gurët, e mbëltoi me hardhi të zgjedhura, në mes të tij e ndërtoi kullën, në të punoi edhe shtrydhësin.Priste se do t`i bënte rrush, por i bëri vetëm larushk.
- 3 Tani, banorë të Jerusalemit e ju burrat e Judesë, ndajeni këtë pleqëri mes meje e vreshtit tim.
- 4 Ç`u desh tjetër të bëj për vreshtin që s`e bëra? Shpresoja se do të më jepte rrush, përse më bëri veç larushk?
- 5 Juve tani po ju dëftoj ç`do t`i bëj unë vreshtit tim: do ta shthur gardhin e tij, që të bëhet djerr do t`rrëzoj ledhet e tijqë të shkelmohet.
- 6 Le të mbesë shkretë mos të kihet as mos të mihet, le ta mbulojnë halluga e ferra; reve unë do t`u urdhëroj një pikë shi mbi të të mos bjerë.
- 7 Vreshti i Zotit të Ushtrive është shtëpia e Izraelit, fidanët e zgjedhur të tij janë banorët e Judesë.Prita të ushtrojnë virtytet, dhe ja, vetëm paudhësi, drejtësinë prita, ja ofshamat!Mallkimet
- 8 Mjerë kush shtëpisë i shton shtëpi kush i shton arës i shton arë deri në skaj të vendit! A thua ju të vetmit do të jetoni këtu mbi dhe?
- 9 Këtë be e bëri në veshët e mi Zoti i Ushtrive: Me siguri shkretë do të mbesin shumë shtëpi, të mëdha e të bukura, por pa banorë.
- 10 Sepse dhjetë ditarë vreshta do të japin veç një vozë verë, tridhjetë babune farë do të qesin veç tri babune.
- 11 Mjerë ata që në mëngjes herët vrapojnë pas pijeve dehëse dhe pinë natën deri vonë, prej verës të përvëluar.
- 12 Harpa e kitara, lodra e fyej në gosti me verë, s`janë në kujdes për veprim të Zotit as s`i shikojnë veprat e duarve të tij.
- 13 Këndej populli im do të çatdhesohet për arsye se mend nuk kanë, urie bujarët do të vdesin, etja turmat do t`i djegë.
- 14 Po, Nëntoka e hapi grykën, vesh më vesh e çeli gojën, do të bien në të bujarë e popull, ajka e gëzimi i Jerusalemit!
- 15 Do të përulet njeriu, do të përvujtërohet burri, do të përulen të krenarëve sytë.
- 16 Do të lartësohet Zoti i Ushtrive në gjyq, Hyji i shenjtë shenjt do të dëftohet me zbatimin e drejtësisë.
- 17 Qengjat rëndom do të kullosin si nëpër livadh që u përket, kurse të huajt do të hanë, në gërmadhat e të pasurve.
- 18 Mjerë ata që e zvarrisin të keqen me konopët e padrejtësisë edhe mëkatin si mashkullin e qerrit,
- 19 ata që thonë: Le të shpejtojë, vrik ta kryejë veprën e vet që ta shohim; le të nxitojë e le të vijë synimi i Shenjtit të Izraelit që ta njohim!
- 20 Vaj për ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e që dritën e mbajnë errësirë, që të idhtën e mbajnë për të ëmbël e të ëmblën e mbajnë për të idhtë!
- 21 Mjerë ata që në sytë e vet e mbajnë veten se janë të urtë, që për të mençur e çmojnë veten!
- 22 Mjerë ata që janë trima për të pirë verë, të parët për të përzier pije të forta,
- 23 që për dhurata e shfajësojnë të shtrembëtin e të drejtit ia mohojnë të drejtën!
- 24 Prandaj, sikurse gjuha e zjarrit e djeg kashtën, edhe zjarri e djeg bykun ashtu do të kalbet rrënja e tyre, e lulja e tyre do të fluturojë si pluhuri, sepse e flakën Ligjin e Zotit të Ushtrive, blasfemuan fjalën e Shenjtit të Izraelit.Zemërimi i Zotit
- 25 Prandaj shpërtheu zemërimi i Zotit kundër popullit të tij dhe ai e çoi dorën e vet kundër tij dhe e goditi kështu që u tundën malet: rrafsh mbuluan tokën kufomat e tyre porsi plehu nëpër rruga.Mirëpo, s`u shua hidhërimi i tij, rngjithnjë dorën e mban lart.Pushtimi asirian
- 26 Ai ngriti shenjën e luftës popullit të largët, i fërshëlliu në skajin e botës, fluturimthi, ja, po vjen!
- 27 Një ndër ta s`është i mekur, i lodhur, as nuk kotet as s`i vjen gjumë, nuk zgjesh brez as nuk zbath sandale.
- 28 Shigjetat e tij janë të mprehta, harqet të tendosur, gurgacë janë thundrat e kuajve të tyre, rrotat e qerreve të luftës si stuhia e thellimit!
- 29 Ulërima e tij si ulërimë luani: ulërin si këlyshët e luanit, kërcëllon dhëmbët, prenë e rrëmben, në vend të sigurt e vendos askush kthetrash s`mund t`ia nxjerrë.
- 30 Do të shun`g`llojë mbi të, si shun`g`llon deti.Shikon vendin: errësirë, ngushticë, dritën e mbulon errësira!