Beselidhja e VjeterIsaia: Zoti pranon të gjithë popujt
- 1 Kështu thotë Zoti: Mbani të drejtën e zbatoni drejtësinë, sepse shëlbimi im është duke ardhur e s`vonon të dëftohet drejtësia ime.
- 2 I lumi ai që bën kështu, biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që e mban të shtunën e nuk e çnderon, që e ruan dorën e vet nga çdo vepër e keqe.
- 3 Biri i ardhacakut që iu mbështet Zotit assesi të mos thotë: Patjetër Zoti do të më ndajë nga populli i vet!, as eunukut të mos i shkojë në mend të thotë: Ja, unë s`jam tjetër, veçse një dru i thatë!
- 4 Sepse kështu u thotë Zoti eunukëve: Ata që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të bëjnë çka mua më pëlqen, që e zbatojnë besëlidhjen time,
- 5 do t`u jap në Shtëpinë time e në muret e mia një vend e një emër më të mirë se të kishin bij e bija: do t`u jap një emër të përhershëm që kurrë s`do të mbarojë.
- 6 Kurse bijtë e ardhacakut, që do t`i mbështeten Zotit për ta adhuruar atë, për t`ia dashur emrin Zotit, për të qenë shërbëtorët e tij, të gjithë ata që do ta ruajnë të shtunën e nuk do ta çnderojnë, që do ta mbajnë besëlidhjen time,
- 7 do t`i shpie në Malin tim të shenjtë dhe do t`i gëzoj ata në Shtëpinë e lutjes sime: flitë e shkrumbimit e theroret e tyre do të jenë të pëlqyeshme mbi lterin tim, sepse Shtëpia ime do të quhet Shtëpi lutjeje për të gjithë popujt.
- 8 Kështu thotë Zoti Hyj, ai që i bashkon izralitët e shpëdarë: Rreth Izraelit do të mbledh edhe më shumë të tjerë përveç atyre që tashmë janë mbledhur!Padenjësia e krerëve
- 9 Ju, o egërsirat e fushës, ejani të gjitha për të ngrënë, të gjitha ju, o egërsirat e pyllit,
- 10 sepse të gjitha rojet janë të verbëra, të gjithë sa janë asgjë nuk dinë! Të gjithë janë qen të pagojë, që s`janë të zotë të lehin, të pamendë, të shtrirë, që u pëlqen të flejnë,
- 11 e pra janë qen përlugëtues, që s`dinë të ngihen.E të tillë janë barinjtë! Gjë vesh nuk marrin, secili endet udhës së vet, secili shikon vetëm interesin e vet, prej më të madhit e deri te më i vogli!
- 12 Ejani, do të sjell verë, të pimë e të trullosemi, edhe nesër do të jetë si sot, madje edhe shumë më tepër!