Beselidhja e VjeterIsaia: Vajtim kundër idhujtarisë
- 1 I drejti sharron e askush s`shqetësohet;njerëzit e mirë zhduken e askush s`kujtohet se i drejti zhduket për shkak të së keqes.
- 2 Ai hyn në paqe; pushon në shtrojën e vet ai që ecën udhës së drejtë.
- 3 Afrohuni këtu, o bij të shortares, bijtë e pushtit e të lavirës!
- 4 Kë mendoni të vini në shpoti? Kujt ia ngërdheshni buzët e i qitni gjuhën? Pse a s`jeni bami i mbrapshtë, pjellë rrenacake?
- 5 Ju që ndizeni flakë ndër hala, nën çdo lëndë të gjelbëruar e i flijoni fëmijët në lugina, në zgavrra qetash!Vajtim kundër idhujtarisë
- 6 Pjesa jote është në krahinat e luginës, ato janë shorti yt, atyre ti u bëre flinë e njomjes, therore u kushtove! Vallë, a me to unë do të ngushëllohem?
- 7 Mbi mal të lartë, shumë të lartë, e vendose shtratin tënd dhe atje u ngjite fli të kushtosh.
- 8 Pas dere e pragu e vure shenjën përkujtuese tënden, sepse larg meje e zbulove, re në shtrat dhe e hape shtratin tënd; me to lidhe besëlidhje, t`u pëlqye shtrati i tyre, me to bëre lavirësi.
- 9 Hyre te mbreti me erëra të mira, s`i kurseve erërat e mira; larg i nise kasnecët e tu e u përule deri në ferr.
- 10 Në një rrugë të tillë ti u lodhe e u këpute, por nuk the: Punë e kotë! I gjen fuqi ti dorës sate e prandaj nuk u ligështove.
- 11 Për kë shqetësohesh e trembesh, që të rresh e mua të më harrosh dhe as ndër mend të mos të të bjerë për mua? Vallë, pse heshta për kohë të gjatë, ti nuk më trembesh?
- 12 Por unë do ta shpall drejtësinë tënde e veprat e tua që gjë s`do të të ndihmojnë.
- 13 Kur të kushtrimosh, le të shpëtojnë idhujt e tu.Por ata era do t`i marrë, do t`i tresë një puhi e lehtë.E ai që shpresën e ka në mua do ta trashëgojë Tokën, pronë do ta ketë Malin tim të shenjtë.Kënga e ngushëllimit
- 14 Do të thuhet: Shtroni, shtroni, gati bëjeni udhën, largoni pengesat nga udha e popullit tim!
- 15 Sepse kështu thotë i Larti, i Tejetlarti, që fronin e ka të amshueshëm, e emrin e ka të shenjtë: Banoj në vend të lartë e të shenjtë, por jam edhe me të ndrydhurin dhe me atë që është i përvujtëruar në shpirt, për t`i dhënë jetë shpirtit të të përvuajturve, për t`i dhënë jetë zemrës së të ndrydhurve.
- 16 Sepse nuk dua vazhdimisht të grindem as s`dua përgjithmonë të hidhërohem, sepse para meje do të mbaronte fryma, do të zhdukeshin qeniet e gjalla që i bëra.
- 17 Për shkak të horrjatisë së tij u zemërova, e godita dhe e fsheha fytyrën time dhe kundër tij u hidhërova, e ai u end udhës së zemrës së vet.
- 18 I pashë udhët e tij, por do ta shëroj e do ta kthej, do ta ngushëlloj atë dhe ata që qajnë bashkë me të.
- 19 Do të vë fjalët e lavdit në buzët e tij.Paqe, paqe për atë që është larg e afër, thotë Zoti, dhe do ta shëroj.
- 20 Të paudhët janë porsi deti me valë që nuk di të qetësohet, valët e të cilit lym e baltë vjellin.
- 21 Thotë Hyji im: S`kanë paqe të paudhët!