Beselidhja e VjeterIsaia: Agjërimi i pëlqyer prej Hyjit
- 1 Bërtit me zë të lartë e mos pusho, porsi bori lartësoje zërin tënd!Shpallja popullit tim fajet e tij, shtëpisë së Jakobit mëkatet e tij.
- 2 Sepse ata më kërkojnë ditë për ditë dhe dëshirojnë t`i njohin udhët e mia, porsi populli që vepron drejtësinë që nuk e harron të drejtën e Hyjit të vet.Kërkojnë prej meje gjyq të drejtë, dëshirojnë të jenë afër Hyjit.
- 3 Pse të agjërojmë, kur ti nuk na shikon, pse ta përulim shpirtin tonë, nëse ti s`e di?Ja, në ditën e agjërimit tuaj ju gjeni punë dhe i mbytni në punë të gjithë punëtorët tuaj.
- 4 Ja, ju njinoni për t`u fjalosur e grindur, e rraheni me grushte si të patenzonë.Mos agjëroni më si sot, nëse doni të dëgjohet zëri juaj këtu lart.
- 5 Pse, a i tillë është agjërimi që unë zgjodha, dita kur njeriu bën vetëmohim? Të ulësh porsi zunkthi kokën tënde, të shtrosh grathore edhe hi? A thua këtë do ta quash agjërim e ditë që i pëlqen Zotit?
- 6 Vallë, a s`është agjërimi që unë zgjodha: t`i këputësh verigat e padrejtësisë, t`i zgjidhësh leqet e zgjedhës, t`i lëshosh të lirë të ndrydhurit, të copëtosh çdo zgjedhë?
- 7 A jo ta ndash bukën tënde me të uriturin, t`i shtiesh në shtëpinë tënde skamnorët e të pastrehët?Kur ta shohësh të zhveshurin, vishe dhe mos e përbuz farefisin tënd.
- 8 Atëherë do të zbardhë porsi agimi drita jote, shërimi yt do të vijë më shpejt; para teje do të ecë drejtësia jote e do të të përcjellë lavdia e Zotit.
- 9 Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do ta thërrasësh e ai do të përgjigjet: Këtu jam!Nëse do ta zhdukësh prej mesit tënd zgjedhën, gishtin paditës dhe fjalën e keqe,
- 10 nëse do t`ia japësh kafshatën tënde të uriturit, nëse do ta ngish të uriturin, atëherë në errësirë do të shndritë drita jote, terri yt do të jetë porsi mesdita.
- 11 E Zoti do të të prijë gjithmonë, do të të ngijë në vende të thata.Ai do t`i forcojë eshtrat e tu, do të jesh porsi kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave të gjalla që kurrë s`i mungojnë ujërat.
- 12 Populli yt do t`i rindërtojë rrënojat e vjetra, do t`i rindërtosh themelet e lëna brezni e brezni: do të quhesh: Rindërtues i rrënojave, Ripërtëritës i rrugëve der` në banim.E shtuna
- 13 Nëse do ta ruash këmbën të mos e shkelësh të shtunën, dhe në ditën time të shenjtë nuk do të punosh, nëse do ta çmosh për kënaqje të shtunën, të ndershme ditën e shenjtë të Zotit, do ta nderosh duke mos udhëtuar, duke mos kryer punët e tua e marrëveshjet,
- 14 atëherë në Zotin do ta gjesh kënaqësinë tënde; në karrocë do të të shëtis mbi malet e dheut, do të bëj ta gëzosh pronën e atit tënd Jakobit, sepse kështu foli goja e Zotit.