Beselidhja e VjeterIsaia: Kënga e dytë mbi ngjalljen e Jerusalemit
- 1 Për shkak të Sionit unë nuk do të hesht, për shkak të Jerusalemit s`do t`i jap vetes pushim derisa drejtësia e tij të dalë porsi drita, e shpëtimi i tij të mos ndizet si llamba!
- 2 Të gjithë popujt do ta shohin drejtësinë tënde, të gjithë mbretërit lavdinë tënde; do të quhesh me një emër të ri, që do ta caktojë goja e Zotit.
- 3 Do të jesh kurorë nderi në dorën e Zotit, kezë mbretërie në shuplakë të Hyjit tënd.
- 4 Nuk do të quhesh më E lëna, toka jote më s`do të quhet E shkretuar, por do të quhesh Kënaqësia ime e toka jote E martuara, sepse ti i pëlqeve Zotit e toka jote do të jetë e martuar.
- 5 E njëmend, sikurse i riu që martohet me të fejuarën, kështu me ty do të martohet ndërtuesi yt sikurse dhëndri që i gëzohet nuses, kështu do të gëzohet ty Hyji yt.
- 6 Mbi muret e tua, o Jerusalem, i kam vënë rojtarët; as ditën as natën, kurrë s`duhet të heshtin:O ju, që Zotit ia përkujtoni premtimet, vetë mos pushoni
- 7 e as Atë mos e lini të qetë derisa ta përtërijë Jerusalemin, ta ketë bërë Nderin e botës.
- 8 U përbe Zoti në të djathtën e vet e në fuqinë e krahut të vet: Drithin tënd kurrë më s`ua dhashë për ushqim armiqve të tu, kurrë më të huajt s`do ta pinë verën që e prodhove me djersën tënde!
- 9 Le ta hanë ata që e korrën e të lavdojnë Zotin; ata që e volën le ta pinë në paraderën e Shenjtërores sime!Përfundimi
- 10 Kaloni, kaloni nëpër derë, bëjini udhë popullit! Shtroni, shtroni rrugën, heri gurët, valëvitni para popujve flamurin!
- 11 Ja, çka Zoti bën të dëgjohet deri në skajet e tokës: Thuajini bijës së Sionit: Ja, po vjen shpëtimtari yt, ja, me vete e ka shpërblimin e dhurata e tij përpara tij.
- 12 Do t`i quajnë Popull i shenjtë Të shpërblyerit e Zotit, kurse ti do të quhesh: I kërkuari, Qytet i palëshuar!