Beselidhja e VjeterIsaia: Këngë apokaliptike
- 1 Kush është ai që po vjen nga Edomi, nga Bosra me petka me ngjyrë të kuqe?Ai që, i madhërishëm në petkun e vet, pash e më pash po afrohet, vigan plot fuqi? Jam unë që ushtroj drejtësinë, që kam fuqi të shpëtoj!
- 2 Pse, atëherë, i kuq është petku yt, e petkat e tua si të atij që shtrydh rrush në tinar?
- 3 Vetëm rrush shtrydha në tinar, ndër popuj e askush nuk qe me mua.I shkelmova në zemërimit tim, i shtrydha në zemërimin tim.Gjaku i tyre m`i stërpiku petkat e i njollosa rrobat e mia.
- 4 Sepse në zemër e kisha ditën e hakmarrjes, erdhi viti i shpagimit tim!
- 5 Shikova rreth: asnjë ndihmëtar! U habita: asnjë përkrahës! Atëherë: krahu im ndihmë m`u bë, më përkrahu zemërimi im!
- 6 Në zemërimin tim i zhduka popujt, dhe i shkela në zemërimin tim, në tokë e derdha gjakun e tyre!Psalmi
- 7 Do t`i përkujtoj të mirat e Zotit, lavditë e Zotit, të mirat e shumta që i bëri për ne Zoti, të mirat e panumërta që ia bëri shtëpisë së Izraelit, që na i dhuroi sipas mëshirës së vet, sipas dashurisë së vet të pamasë.
- 8 Ai tha: Vërtet janë populli im, bij që nuk gënjejnë. , dhe u bë për ta Shëlbues
- 9 në të gjitha vështirësitë e tyre.Jo një i dërguar ose një engjëll, por Ai vetë i ka shëlbuar: në dashurinë e vet e në dhembshurinë e vet Ai vetë i shpëtoi, i mori dhe i mbarti në të gjitha ditët e së kaluarës.
- 10 Por ata e bënë të hidhërohet dhe trishtuan Shpirtin e shenjtërisë së tij, këndej edhe u bë armiku i tyre, kundër tyre Ai vetë ra në luftë.
- 11 Atëherë popullit i ranë ndër mend ditët e kaluara, Moisiu dhe populli i tij.Ku është Ai që i nxori nga deti bashkë me bariun e grigjës së vet? Ku është Ai që e vuri mes tyreShpirtin e shenjtërisë së vet?
- 12 Ai që ia shtiu të djathtës së Moisiut krahun e madhërisë së vet? Ai që i ndau ujërat për të fituar një emër të përhershëm?
- 13 Ai që i kaloi fundit të humnerës porsi kalin nëpër shkretëtirë e në thua s`morën?
- 14 Porsi bagëtitë që zbresin në luginë, Shpirti i Zotit i çonte drejt pushimit.Kështu ti i prive popullit tënd dhe fitove emër të lavdishëm.
- 15 Shiko nga qielli e shih, nga banesa jote e shenjtë dhe e lavdisë sate; ku është zilia e fuqia jote? Dhembshuria e mëshira jote po më rrinë larg.
- 16 Sepse ti je Ati ynë! Abrahami ne s`na njeh, Izraelit s`i kujtohemi; por ti, o Zot, je Ati ynë, Shpëtimtari ynë: i amshueshëm është Emri yt.
- 17 Pse na bën të endemi, o Zot, larg prej udhëve të tua, pse na e ngurove zemrën që të mos të druam? Kthehu për dashuri ndaj shërbëtorëve të tu, për dashuri të fiseve të pronës sate!
- 18 Pas pak kohe që populli yt i shenjtë hyri në trashëgimin e vet, armiqtë tanë e shkelën Shenjtëroren tënde.
- 19 U bëmë tani një kohë të gjatë si ata, mbi të cilët ti nuk sundon, nga ata, mbi të cilët s`u thirr emri yt.Ah, sikur ti t`i shqyeje qiejt e të zbritje, para fytyrës sate malet do të dridheshin,