Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër një mbreti të Asirisë
- 1 Mjerë ata që nxjerrin ligje të paudha, e, kur i përpunojnë, shkruajnë ligje të padrejta, për t`i shtypur në gjyq skamnorët,
- 2 për t`ua shkelur të drejtën të varfërve të popullit tim, që vejushat të jenë preja e tyre, e jetimët t`i plaçkitin.
- 3 Çka do të bëni në ditë të pasisë kur prej së largu të vijë mjerimi? Te kush do të kërkoni ndihmë? Ku do ta lini thesarin tuaj?
- 4 Sepse do të përuleni ndër të humbur o do të bini ndër të vrarë.E megjithëkëtë nuk u fashit zemërimi i tij, por gjithnjë dora e tij mbeti e shtrirë!Kundër një mbreti të Asirisë
- 5 Mjerë Asuri, thupra e zemërimit tim, shkop në dorën time, zemërimi im!
- 6 Unë e dërgoj kundër një kombi të pazot, e dërgoj kundër një populli, me të cilin jam zemëruar që ta plaçkitë e ta bëjë pre, ta shkelë si baltën në rrugë.
- 7 Porse ai s`ka menduar kështu, mendja e tij kështu s`e ka çmuar: ka menduar veç të shfarosë e të shuajë kombe jo të pakëta.
- 8 Madje thotë: Pse a s`janë të gjithë princat e mi mbretër?
- 9 Pse a s`është Kalnoja porsi Karkemisi? A s`është Emati porsi Arfadi? Si Samaria, vallë, a s`është Damasku?
- 10 Siç i pushtoi dora ime mbretëritë idhujtare, idhujt e të cilave janë më të shumtë se në Jerusalem e në Samari,
- 11 vallë, siç ia bëra Samarisë e idhujve të saj, a s`do t`ia bëj ashtu edhe Jerusalemit e truporeve të tij?
- 12 E kur Zoti të ketë kryer tërë veprën e vet mbi malin Sion e në Jerusalem, do ta ndëshkojë frytin e syve krenarë të zemrës së mbretit të asirianëve e të krenarisë madhështore të syve të tij.
- 13 Sepse tha:Veprova me fuqi të krahut tim e me urtësinë e mendjes sime, sepse jam i mençur; i zhduka kufijtë e popujve, pre i bëra thesaret e tyre, si trim që jam për tokë i rrëzova ata që rrinin në frone të larta.
- 14 Dora ime porsi çerdhe i pushtoi pasuritë e popujve, siç mblidhen vezët e lëna e mblodha botën mbarë dhe s`u gjet kush të fluturojë me krahë as të hapë sqepin e të cicërojë!
- 15 Vallë, a ka si t`i lavdërohet sakica atij që me të pret?! A mund t`i krenohet sharra atij që me të sharron?! Thua se thupra e sjell atë që e vërtit ose shkopi e çon atë që dru nuk është!
- 16 Për këtë arsye Zotëruesi, Zoti i Ushtrive, do të çojë ligësinë në ushtrinë e zgjedhur të tij, e nën nderin e tij një zjarri që do të djegë porsi djeg zjarri.
- 17 Drita e Izraelit do të jetë porsi zjarri Shenjti i tij porsi flaka, do të ndizet e do t`i përpijë ferra e hallugë në një ditë të vetme.
- 18 Madhërinë e pyllit e të kopshtit të tij do ta asgjëssojë me shpirt e trupe do të bëhet si i sëmuri që shkrihet,
- 19 çka do të mbesë nga lëndët e pyllit aq pak do të jetë për nga numri sa që do të mund t`i regjistrojë fare lehtë edhe një fëmijë!Teprica e vogël
- 20 E do të ndodhë atë ditë: Teprica e Izraelit dhe ata që do të shpëtojnë prej shtëpisë së Jakobit, s`do të mbështeten më mbi ata që i godasin, por do të mbështeten në Zotin, me besnikëri në Shenjtin e Izraelit.
- 21 Te Hyji i gjithëpushtetshëm do të kthehet Teprica, Teprica, them, e Jakobit! Paralajmërimi i shfarosjes.
- 22 Vërtet, o Izrael, edhe në qoftë populli yt si rëra e detit, prej tij do të kthehet vetëm Teprica.Është vendosur shfarosja, do të shkojë në vend drejtësia:
- 23 Urdhrin e shfarosjes Zoti, Hyji i gjithëpushtetshëm, në vend do ta çojë mu në zemrën e mbarë vendit!Shpresa në Hyjin
- 24 Prandaj kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive:Populli im, që banon në Sion, frikë mos ki prej Asurit.Njëmend me thupër do të godasë, shkopin do ta ngrejë mbi ty porsi Egjipti,
- 25 sepse edhe pak, për së shpejti, zemërimi im dhe zemërimi im do të ndizet flakë për shfarosjen e tyre!
- 26 Mbi të Zoti i Ushtrive me frushkull do të godasësiç goditi mbi Madianin, në Qetën e Orebit, shkopin do ta lartësojë mbi det, siç bëri në Egjipt!
- 27 Atë ditë do të ndodhë: nga krahu yt do të hiqet barra e tij, nga qafa jote do të hiqet zgjedha e tij!PushtuesiNga Remoni po vjen shkatërrimtari!
- 28 Ia behi në Ajat, kalon nëpër Magron, në Makmas po i shkarkon plaçkat,
- 29 me vrap po e kalojnë vaun; në Gebë po e kalojnë natën! Dridhet Rama, Gabaa e Saulit merr arratinë!
- 30 Gërthit me sa zë të kesh, Batgalim! Dëgjoje, Laisë! Përgjigju, Anatot!
- 31 Medemena mori arratinë.Ikën banorët e Gabimit!
- 32 Që sot do të ndalen në Nobe: me grusht do t`i kërcënohet malit të bijës së Sionit, kodrës së Jerusalemit!
- 33 Ja, Zotëruesi, Zoti i Ushtrive, me tërbim po i shkurton gemat, majat më të lartat u prenë, u shkurtuan majat,
- 34 sëpata po i pret pyjet e dendura, rrafsh po bie Libani me gjithë madhërinë e vet!