Beselidhja e VjeterIsaia: Pasardhësi i Davidit
- 1 Një pinjoll do të dalë nga trungu i Jeseut, një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja e tij.
- 2 Në të do të pushojë shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i dijes, shpirti i këshillave dhe i forcës, shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit.
- 3 Kënaqësia e tij do të jetë në frikën e Zotit.S'do të gjykojë sipas pamjes së syve as s'do të vendosë sipas thashethemeve,
- 4 por do t'i gjykojë me drejtësi skamnorët, do t'u japë gjyq të drejtë të përvuajturve të vendit, me thuprën e fjalëve të veta do ta godasë vendin e me frymën e gojës së vet do ta vrasë të paudhin.
- 5 Brezi i kryqit të tij do të jetë drejtësia, me besnikëri do t'i ngjeshë ijët.
- 6 Ujku do të banojë me qengjin, përbri kecit do të shtrihet leopardi, viçi e këlyshi i luanit bashkë do të kullotin, fëmija i vogël do t'i çojë e do t'i bjerë.
- 7 Lopa e arusha bashkë do të kullotin, këlyshët e tyre së bashku do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau.
- 8 Foshnja do të luajë mbi vrimën e shlligës, në strofullin e kapastrecitfëmija dorën do ta futë.
- 9 S'do të bëhet dëm as s'do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit, porsi deti që mbushet me ujë.Kthimi i të dëbuarve
- 10 Atë ditë rrënja e Jeseut do të ngallisë si flamur për kombe, vetë popujt atë do ta kërkojnë, selia e saj do të jetë e lavdishme.
- 11 E atë ditë: përsëri Zoti do ta shtrijë dorën e vet për ta bërë pronë të veten Tepricën e popullit të vet që do të shpëtojë nga Asiria e Egjipti, nga Patrosi e nga Etiopia, nga Elami e nga Senaari, nga Emati e nga ishujt e detit.
- 12 Do ta ngrejë shenjën për kombe, do t'i bashkojë të shpëgulurit e Izraelit, nga të katër anët e botës do t'i bashkojë të shpëdarit e Judës.
- 13 Do të pushojë smira e Efraimit, do të shfarosen armiqtë e Judës, Efraimi më s'do t'ia ketë smirë Judës as Juda s'do të luftojë më kundër Efraimit.
- 14 Filistenjve në perëndim do t'u bien në qafë, bijtë e lindjes së bashku pre do t'i bëjnë; do të çojnë dorën kundër Edomit e Moabit, do t'u nënshtrohen bijtë e Amonit.
- 15 Do ta thajë Zoti gjirin e detit të Egjiptit, lart do ta ngrejë dorën mbi Lumin, e me fuqinë e frymës së vet do ta godasë, do ta ndajë në shtatë përrenj sa që mbathur do të mund të kalohet matanë:
- 16 do të bëhet udha për Tepricën e popullit të tij, që do të shpëtojë prej Asirisë siç u gjet rruga për izraelitët kur patën dalë prej dheut të Egjiptit.